Metamorfoza 2 / Dritan Hallunaj i implikuar me Pëllumb Gjokën? Bosi i krimit i sponsorizoi festën për 50-vjetorin e lindjes dhe një shtëpi?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 29/09/2023

Metamorfoza 2 / Dritan Hallunaj i implikuar me Pëllumb Gjokën? Bosi i krimit i sponsorizoi festën për 50-vjetorin e lindjes dhe një shtëpi?

Nga hetimi administrativ nuk u gjet asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar sipas parimeve dhe kushteve të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës“.

Kështu thuhet në vendimin e Komisionit të Vetingut për komfirmimin në detyrë të gjyqtarit Dritan Hallunaj, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Po a do të ndihet në siklet Komisioni i Vetingut dhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar kur të zbulohet përmbajtja e dosjes Metamorfoza 2?

Burime konfidenciale falasin për një implikim dhe mleksje të gjyqtarit Dritan Hallunaj me investitorin strategjik Pëllumb Gjoka, pjesë dhe madje bashkëkryetar i grupit kriminal Bajri, bashkë me Behar Bajrin.

Gjoka dhe Bajri, sipas dosjes Metamorfoza, urdhëronin vrasje, ndërsa korruptonin gjyqtarë, prokurorë dhe drejtues policie, duke i rekrutuar në shërbim të sindikatës së tyre kriminale.

A është Tritan Hallunaj një nga gjyqtarët e Pëllumb Gjokës?

Çfarë komunikimesh kanë me njëri-tjetrin?

A ka gjykuar Hallunaj çështje të ludhura me Pëllumb Gjokën?

A i ka blerë Pëllumb Gjoka një apartament Dritan Hallunaj dhe a i ka sponsorizuar festën për 50-vjetorin e ditëlundjes?

Në vitin 2015, gjyqtari i Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj urdhëroi lirimin nga burgu të Arben Frrokut, me argumentin se provat e Prokurorisë nuk bindin për ta dënuar atë si autor të vrasjes së komisarit Dritan Lamaj.

Gjykata e Apelit e dënoi më pas Arben Frrokun me burgim të përjetshëm, por Frroku ia mbathi duke përfituar nga vendimi i Hallunajt.

Vëllezërit Mark dhe Arben Frroku kishin lidhje të forta me Tom Doshin dhe Pëllumb Gjokën.