Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka paralajmëruar sot se do të ketë zhvillime të reja surprizuese lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati.
“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”, tha pa dhënë detaje Dumani para gazetarëve.
Zhvillimi i fundit i bërë publik nga çështja Ahmetaj ishte kur Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-numrit 2 te qeverisë, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.
Po për çfarë e ka fjalën Altin Dumani?
Është gjetur vendi ku fshihet Arben Ahmetaj? Është lokalizuar dhe mund të arrestohet?
Prapaskena mëson se në fakt bëhet fjalë për finalizimin e një tjetër dosje korrupsioni dhe pastrimi parash për Arben Ahmetajt.
Bëhet fjalë për privatizimet korruptive.
Përpos korrupsionit dhe pastrimit të parave, mund të akuzohen si grup kriminal Arben Ahmetaj, ish sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Geraldina Prodani, drejtori i privatizimeve, Endri Duçka, që është kushëriri i Gelës dhe dhëndri i oligarkes Vilma Nushi, biznesmeni Lirim Fezollari etj.
Për më tepër mund të lexoni:
Skandali i privatizimeve në SPAK/ Si Arben Ahmetajt i “fali” Lirim Fezollarit dy prona shtetërore