Ahmetaj mesazh Dumanit nga arratia: Mos më lër vetëm në këndin e të korruptuarve, me ose pa prova ndëshko edhe ish ministrat e tjerë si mua (harron Metën dhe Boden)

Kryesore

Publikuar: 28/09/2023

Ahmetaj mesazh Dumanit nga arratia: Mos më lër vetëm në këndin e të korruptuarve, me ose pa prova ndëshko edhe ish ministrat e tjerë si mua (harron Metën dhe Boden)

Arben Ahmetajn duket se torturon dhe sëkëlldis fakti se ai është sot i vetmi ish ministër socialist nën akuzë penale dhe në kërkim për korrupsion dhe pastrim parash.

Që damka e tij si i vetmi i korruptuar si pronar faktik i tre inceneratorëve të relativizohet, Ahmetaj kërkon shokë në historikun e ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta.

Përmes Vesho mallistit, të cilit i blen të ‘bardhën’, Ahmetaj i kërkon Dumanit që të mos e lërë vetëm në këndin e kalsës të të ndëshkuarve si të korruptuar.

Herë duke e sharë, herë duke e lavdëruar dhe herë duke iu lutur, Ahmetaj përmes Vesho mallistit i kërkon Altin Dumanit që të hetojë Damian Gjiknurin dhe Ilir Beqajn siç hetoi atë, duke i zbuluar korrupsionin 20-vjeçar.

Gjiknuri dhe Beqaj janë nën verifikim për rolin e tyre në koncesione dhe tendera, por ndryshe nga Ahmetaj, SPAK nuk ka gjetur ende prova penale për asnjërin prej tyre.

Janë të ndershëm Gjiknuri dhe Beqaj apo janë treguar të kujdesshëm, kjo nuk dihet me saktësi, por deri më sot SPAK nuk ka gjetur asnjë provë për implikimin e tyre.

Po të kishte konstatuar qoftë edhe një provë, SPAK nuk do t’i kursente anjërin.

Nga ana tjetër, po të kishin prova Tigri dhe dyshja Meta-Berisha për dy ish ministrat, do t’i kishin publikuar dhe referuar me bujë të madhe në SPAK, por kanë vetëm retorikë dhe intriga.

Po pse Ahmetaj i kërkon Dumanit të godasë Gjiknurin dhe Beqajn pa prova?

Pse nuk kërkon, për shembull, arrestimin e Ilir Metës dhe Ridvan Bodes, për të cilët ka prova ulëritëse dhe flagrante korrupsioni?

Për Ilir Metën ka ardhur përgjigja nga SHBA, duke konfirmuar shpenzimin e qindra mijëra eurove për lobim, duke mos deklaruar asgjë as në KQZ dhe as në IlDKPKI.

Për të ndëshkuar Ridvan Boden do të mjafonte afera e pullave fiskale dhe kredia korruptive në fund të pushtetit me dëm ekonomik 60 milionë euro.

Por Tigri kërkon të arrestohen pikërisht ish kolegët e tij në qeverinë Rama, me ose pa prova.

Dhe përgjigjen e ka marrë sot nga Altin Dumani, edhe pse Tigri dhe kumbora tij Vesho mallisti bëjnë sikur nuk e kanë kuptuar.

“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”, tha Dumani.