Ditën e sotme u vra me armë zjarri Martin Bardhi, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga paraburgimi. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, trupi i viktimës është ende i shtrirë në tokë.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. /Dosja.al