Vesho mallisti nxjerrë herë pas here në tezgën e tij mediatike dokumente hetimore për llogari të Arben Ahmetajt, duke i paraqitur gjoja si investigime të tij mediatike.
Vesho nga ana e tij përmbush psikozën e tij ndaj botuesve dhe gazetarëve, ndërsa Tigri vijon luftën nga arratija ndaj ish shokëve, Erion Veliajt dhe disa ish ministrave socialistë.
Vesho vuan nga kompleksi se nuk do të jetë kurrë një gazetar i mirfilltë, por thjeshtë një ish zyrtar i dorës së dytë dhe i korruptuar i PD-së, ndërsa Tigrin e mungon fakti se pse edhe ish ministrat e tjerë nuk kanë fatin e tij.
Por, nxjerrja e copave të letrave hetimore herë pas here në tezgën ndotëse të Vesho Mallistit, tregon për dekonspirimin dhe shpartallimin e dosjes së inceneratorëve, duke nxjerrë dokumente hetimore në pazar.
Prokurori i çështjes është ish kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, me shtëpi në Gjirin e Lalzit pranë vilave të Ilir Metës, Sali Berishës dhe ish shtëpisë së gjobave të Vesho mallistit.
Edhe nëse Arben Kraja nuk furnizon me domumente hetimore Vesho mallistin, Kraja ka njëfarë përgjegjësie pasi dosjen e tij hetimore e ka nxjerrë në pazar zagari mediatik i Arben Ahmetajt dhe Ridvan Bodes.
Ish hetuesi në kohën e komunizmit, Arben Kraja, pas viteve 1990 hapi edhe një lokal me emrin ‘Moska’ në Shkodër, ndërsa ka qenë drejtor i anti-korrupsiobot në qeverinë e Ilir Metës, një nga qeverisjet më të korruptuara në historinë e Shqipërisë.
Kraja sot ka në dorë bashkë me Sotir Kllapin dosjen e lobimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Edhe pse nga SHBA-BE kanë ardhur letërporositë duke konfirmuar shpenzimet e padeklaruara, Kraja dhe Kllapi mbajnë pezull dosjen.
Ndërkaq, Vesho mallisti vijon të akuzojë gazetarë dhe analistë për ato që bën vetë.
Të gjithë oligarkët që marrin para dhe prona publikë, disa investitorë strategjikë dhe përfitues të ‘Shqipërisë 1 euro’ paguajnë Vesho mallistin me fatura dhe cash, që të mos u çajë menderen, si detyrime ndaj Tigrit dhe Bodes apo edhe për ta përdorur.
Për shembull, Bashkim Ulaj që vodhi 32 milionë euro me kompaninë mashtruese DH Albania, dhe që ka marrë disa miardë euro koncensione, tendera, gurore, HEC-e etj., paguan çdo muaj Veshon. Kështu e paguan Gjergj Luca etj.
Sipas tij, kur biznesi i inceneratorëve paguan për reklama është krim, ndërsa kur Bashkim Ulaj paguan Veshon, është e ndershme.