Në Tiranë janë duke u zhvilluar homazhe në nder të policit Afrim Bunjaku, i rënë në krye të detyrës nga sulmi i terroristëve serbë.
Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet ku kanë ndezur qirinj dhe kanë shpalosur parrulla.
I pranishëm në homazhe ka qenë edhe ambasadori i zgjedhur i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.
“Ne jemi në zi sot. I shpreh ngushëllime familjes dhe po ashtu dua të falënderoj shtetin kosovar dhe policinë e Kosovës që e menaxhoi në mënyrë të shkëlqyer këtë ngjarje”, u shpreh ndër të tjera Malaj.