Ministria e Drejtësisë po harton Kodin e ri Penal. Nisma do të paraqitet për miratim në Kuvend.
Përpos të tjerave, Prapaskena mëson se projketi për Kodin e ri Penal parashikon kriminalizimin e bigamisë, që do të thotë kush ka dy gra në të njëjtën kohë do të dënohet deri në 4 vite burg.

Jo vetëm kaq. Por, ky nen i ri dënon edhe ata që kanë dashnor apo dashnore.
Pra, kush bashkëjeton më shumë se sa me një grua apo një burrë, do të dënohet deri në 3 vite burg.
Nëse një vajzë apo grua ka dy partnerë, do të dënohet, anasjelltas, nëse një burrë ka dy partnere ose më shumë, do të dënohet me 3 vite burg.
Një ligj kaq i ashpër nuk ekzistonte as në kohën e diktaturës. Nuk kishte burg, por i akuzuari e kalonte me një vërejtje.
Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta miratojë këtë nen, kur të votojë Kodin e ri Penal.