Bosët e drogës që morën fondet e bujqësisë. Frida Krifca në krah të trafikantit që kërkohej nga drejtësia, mesazhi që jep

Investigim

Publikuar: 20/09/2023

Bosët e drogës që morën fondet e bujqësisë. Frida Krifca në krah të trafikantit që kërkohej nga drejtësia, mesazhi që jep

Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh.

Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi pak ditë më parë Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Fondet e programit IPARD janë ndarë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e drejtuar nga Frida Krifca.

Po kush janë bosët e drogës dhe krimit që kanë marrë fondet e fermerëve?

Elvi Rroshi, një personazh me disa emra dhe i dënuar për përdhunim në grup në Itali, ka përfitur 250 mijë euro nga programi i IPARD përmes kompanisë “KAVALJON”, me letra dhe aplikim fals.

AZHBR-ja e ka ‘shpallur në kërkim’ Rroshin, ku i kërkon kthimin e parave pasi ka marrë lekët dhe nuk ka kryer investimin.

Agron Metvelaj, një trafikant i hershëm droge, subjekt i ligjit anti-mafia dhe që ka investuar paratë e pista në biznese, ka përfituar gjithashtu nga fondet për bujqësinë, përmes disa kompanive peshkimi (Fish love) dhe të birit.

Biznesi i trafikantit të drogës është vizituar nga vetë Frida Krifca, në gusht 2023, kur ishte ende ministre e Bujqësisë, duke garantuar se do të vijonte mbështetjen me fonde.

Erjoni është një prej përfituesve të shumtë nga skemat e mbështetjes së ministrisë së bujqësisë, biznesi i të cilit është rritur falë investimeve që kanë transformuar tërësisht anijen e tij duke siguruar një vinç të ri, i cili e ndihmon në kursimin e kohës për mbledhjen e rrjetave të peshkimit, gjithashtu ka realizuar rinovimin e anijes, zëvendësimin e pjesëve dhe lyerjen e saj. Mbështetja do të vijojë edhe më tej përmes skemave tona, për të fuqizuar zhvillimin e sektorit dhe rritjen e ekonomisë të peshkatarëve ndërkohë që po punojmë për përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian“, u shpreh Krifca.

Agron Metvelaj është arrestuar në maj të vitit 2012, me qëllim ekstradimi në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar ardhur nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.

Agron Metvelaj akuzohej edhe për pastrimin e parave të drogës në pasuri të paluajtshme.

Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, i konsideruar si ‘profesori i krimit’ në Fier, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës, rezulton në listë e përfituesve të fondit të BE për bujqësinë, rezulton edhe

Ben Qimja ka përfituar 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

Gjithashtu, Anila Isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtori të LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e një sere në Sheq të Fierit. Marjus Isufaj njihet ndryshe edhe si miku i Ben Qimes.

Dhjetëra mijëra euro ka përfituar Florenc Gjikuria, i njohur edhe si Lorenc, i cili përmes kompanisë Gjikuria, ka marrë 150 milionë euro para publike përmes tenderave kryesisht me flamur korrupsioni.

Gjikuria ka marrë 190 mijë euro përmes gruas Xheni Gjikuria, e cila është shoqe me Frida Krifcën.

Mbulesë e një oligarku dhe bosi mediatik, Gjikuria ka zaptuar bregdetin e Dhërmiut, duke grabitur prona me para dhe letra fasle, duke ndërtuar me leje dhe pa leje, duke shkatërruar zona të mbrojtura dhe Himarën.

Gjikuria është i skeduar për pastrim të parave të pista përmes kompanive që kontollon, ndërsa ka futur duart edhe tek fondet e BE-së për Bujqësinë, duke korruptuar AZHBR-në.

Përfitues të tjerë

Ardian Tufa, kreu i njësisë administrative Farkë dhe pronar i restorantit të njohur si ‘Nari‘ në Lundër, ka përfituar 240 milionë lekë të vjetra nga fondet që Bashkimi Evropian ka akorduar për bujqësinë në Shqipëri.

Biznesmeni Tufa i ka përfituar paratë nga programi i IPARD, me letrat e kontrolluara dhe të pranuara nga Frida Krifca dhe grupi i saj në AZHBR, përmes kompanisë Nari Lundra shpk, me përshkrim ‘Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit’.

Kompania Nari Lundra shpk me pronar Ardian Tufën ka në pronësi restorantin Nari në Lundër.

Nga programi IPARD ka përfituar edhe beu i futbollit dhe pulave, Armand Duka, për tharjen e glasave të zogjve dhe pulave.

Kompania që financon Shkëlzen Berishën

Në vitin 2018, kompania e grumbullimit dhe përpunimit të frutave të pyllit Agromel, me nipt: L59308601M, ka përfituar 200 milionë lekë të vjetra nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për makineri për fruta dhe perime.

AZHBR-ja është nën hetim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit nën dyshimet për korrupsion me ndarjen e fondeve të BE-së për bujqësinë, ndonëse duhet thekësuar se kompania Agromel është finacuar në kuadër të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve, pra me para të taksapaguesve shqiptarë dhe jo të qytetarëve evropianë.

Kompania Agromel rezulton në listën e klientëve që kanë paguar Shkëlzen Berishën për shërbime ligjore dhe si sekser.