Dhëndri i Berishës u lag në SPAK, si i iku zëri kur hetuesit e pyetën se si i kishte ngritur 19 kulla me 39 mijë euro në pronën e grabitur me dorën e vjehrrit. Jamarbri drejt arratisjes në Gjermani për azil?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/09/2023

Dhëndri i Berishës u lag në SPAK, si i iku zëri kur hetuesit e pyetën se si i kishte ngritur 19 kulla me 39 mijë euro në pronën e grabitur me dorën e vjehrrit. Jamarbri drejt arratisjes në Gjermani për azil?

Enkeleda Millonai, prokurorja e SPAK-ut, e cila bashkë me Altin Dumanin, çmontoi korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, sot në arrati, po heton dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, për pastrim parash me ngritjen e 19 kullave me 39 mijë euro para të ligjshme, mbi pronën shtetërore ish Klubi Partizani, tjetërsuar nga vjehrri kryeministri përmes një afere me qindra nyje të zeza, realizuar gjatë viteve 2006-2009.

Prapaskena mëson se dhëndri i Sali Berishës ka hyrë i maskuar si rrepist në derën e SPAK-ut dhe ka dalë natën në gjendje të tronditur psikologjike.

Dhëndri zëhollë u është përgjigjur për disa orë pyetjeve se si arriti ai të bëhej pronar i pronës shtetërore ish Klubi Partizani, duke ngritur 19 kulla.

Mjedisori me kulla pinte shpesh ujë, për shkak se i thahej goja, ndërsa ishte lagur në djersë. Hetuesit e BKH-së i jepnin herë pas here kartopiceta për t’u fshirë.

Kur hetuesin e pyetën mbi burimin e parave për ngritjen e 19 kullave, dhëndri të Berishës i ka ikur zëri.

Një burim konfidencial tha se Jamarbërit i dilnin vetëm disa gjysma fjalësh nga goja.

Teksa nuk fliste dot, në një moment ai nxori ca letra nga çanta, por që nuk po i gjente të saktat.

Hetuesit e pyetën nëse ndihej mirë dhe nëse mund të vijonin, ndërsa dhëndri i Berishës vetëm tundte kokën, pasi nuk kishte më zë.

Sipas burimeve, me gjithë këmbënguljen e hetuesve, dhëndri i Berishës nuk arriti t’i përgjigjej pyetjes se si i ngriti 19 kulla me vetëm 39 mijë euro të deklaruara.

Zëri i ka ardhur të nesermen Jamarbër Malltezit, i cili ‘lufton’ korrupsionin dhe mbështet kauzat e mjedisit në Facebook, me një gjuhë të mbudhur me urrejtje dhe vrerë.

Jamarbër Malltezi ka informuar vjehrrin Sali Berisha, i cili ka nisur një fushatë sulmesh ndaj prokurores Enkeleda Millonai.

Ministria e Brendshme dhe policia ndoshra duhet të marrin masa shtesë për të mbrojtur prokuroren Enkeleda Minollai, jetën e saj dhe të familjarëve, banesën dhe pasurinë.

Familja Berisha do të aplikojë çdo skenar për t’i shpëtuar barazisë para ligjit.

Në çdo studio televizive dhe dalje për mediat Berisha sulmon prokurorët që po hetojnë dhëndrin Jamarbrin dhe të birin Shkëlzeni për pastrim parash.

Sali Berisha thekson me shqetësim se prokurorja Enkeleda Millonai kishte sekuestruar dosjen dhe kishte shtrirë hetimet deri në vitin 1939, ndërsa ngriti pretendime për hetime me ndikim politik dhe ngritje dyshimesh dashakeqe.

Prokurorja ka mbështjen e shqiptarëve dhe të SHBA-BE, por ndoshta kjo nuk mjafton, pasi po heton një familje me aktivitet kriminal 30-vjeçar, që ka qenë në pushtet 16 vite, që ka qindra milionë euro pasuri të fshehur etj.

3 pikat kyçe të aferës

1. Paraardhësit e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, janë shpronësuar një herë në vitin 1939 nga italia fashiste për zgjerimin e aeroportit. Dokumentet gjenden për të gjitha pronat kufitare, por jo pronën në fjalë, ndërkohë që Arkivi i Shtetit është drejtuar nga babai i Jamarbër Malltezit, i cili ka dyshime të forta se ka zhdukur dokumentin e shpronësimit vetëm për sipërfaqen ku sot i biri ka ngritur kullat.

2. Jamarbër Malltezi ishte trashëgimtar i pretenduar që i takonin vetëm 140 m2 tokë. Duke përdorur pushtetin e vjehrrit kryeministër, si garanci për kthimin (grabitjen) e pronës, arriti t’u marrë ‘ish pronarëve’ 33 % të pronës.

3. Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha kishin vetëm 39 mijë euro para të ligjshme, pranuar publikisht nga vetë Argita. Me vetëm 39 mijë euro, Jamarbër Malltezi ka ngritur 19 kulla mbi pronën publike të tjetërsuar, ku është pronar me 35-50 %.