45 personave që merreshin me shpërndarjen e drogërave të forta, mes tyre edhe dhjetra shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të madh të policisë italiane në zonat Alba dhe Bra.
Policia thotë se mes 45 të arrestuarve, 14 janë shtetas italianë dhe 31 janë shtetas shqiptarë. 16 persona të tjerë janë ende në kërkim pasi operacioni është duke vijuar.Hetuesit italianë thonë se përmes klientëve mundën të bien në gjurmët e shpërndarësve të drogës, duke identifikuar edhe bazat e tyre.