Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK, Gjykata e Tiranës i hap rrugën ekstradimit të Dritan Goxhajt në Hagë

Aktualitet

Publikuar: 19/09/2023

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK, Gjykata e Tiranës i hap rrugën ekstradimit të Dritan Goxhajt në Hagë

Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugën ekstradimit të ish-ushtarit të UÇK, Dritan Goxhajt.

Ky i fundit u arrestua në Tiranë me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.