Altin Dumani inspekton Rrugën e Arbërit dhe llahtariset nga korrupsioni, dridhen Rrok Gjoka dhe politikanët që kanë vjedhur paratë, 2-fishohet kostoja, digjet afati i fundit për hapjen e tunelit

Kryesore

Publikuar: 18/09/2023

Altin Dumani inspekton Rrugën e Arbërit dhe llahtariset nga korrupsioni, dridhen Rrok Gjoka dhe politikanët që kanë vjedhur paratë, 2-fishohet kostoja, digjet afati i fundit për hapjen e tunelit

Kreu i SPAK, Altin Dumani, sot njeriu më frymëzues dhe popullor në Shqipëri për shkak të godtjes pas 30 vitesh të krimit dhe korrupsionit me kollare, ka zhvilluar një vizitë në Dibër.

Prapaskena mëson se z. Dumani ka udhëtuar nga Tirana në Rrëshen, më tej në Lurë dhe në vijim ka shkuar në Peshkopi.

Në kthim ka kaluar nga Rruga e Abërit, sot një nga provat më flagrante të korrupsionit me paratë publike, mashtrimit, zvarritjes dhe cilësisë së dobët të punimeve.

Një burim konfidencial tha se Altin Dumani ka mbajtur shënime gjatë udhëtimit në Rrugën e Arbërit, duke ndaluar në disa raste.

Kreu i SPAK është llahtarisur me degradimin e rrugës, plasaritjet e asfaltit, ikjen e pjesëve anësore të rrugës ende pa përfunduar pêr shkak të cilësisë së dobët të punimeve, me gropat e krijuara dhe tunelin kryesor ende i pahapur.

Kompania Gjoka ka abuzuar me shtresat dhe ngjeshjen e bazamentit të rrugës, për të fituar sa më shumë para, aferë e cila ka sjellë degradimin e rrugës ende pa përfunduar.

Vjedhjet janë parë nga afër nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.

E parashikuar sipas kontratës koncesionare të lidhur me kompaninë Gjoka në 2018 që vepra të përfundonte plotësisht në prill të 2022, por problemet e pretenduara dhe kompleksiteti i tunelit të Murrizit kanë bërë që qeveria të shtyjë afatin edhe me 17 muaj të tjerë, duke e çuar përfundimin e saj në shtator të vitit të 2023.

Shtatori po kalon dhe përfundimi i rrugës është ende larg, pasi Rrok Gjoka i ka çuar mjetet për të përfunduar më parë tunelin e Llagasë, një tender që e fitoi më vonë.

Nuk dihet nëse Dumani do të nisë një hetim për Rrugën e Arbërit, por Rrok Gjoka dhe nënkontraktorët e tij që kanë përlarë paratë publike, janë të alarmuar.

Prapaskena ka indicie që një pjesë e parave kanë shkuar në xhepat e krerëve të politikës. Më i çuditshëm është fakti që, Ilir Meta, Sali Berisha dhe daullet e tyre mediatike, zgjohen dhe flenë me inceneratorët, por heshtin për Rrugën e Arbërit.

15 vjet punime, dyfishohet kostoja

Premtimet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit datojnë prej dekadash, ndërsa punimet për këtë aks kanë nisën që në kohën e qeverisë Berisha në vitin 2008.

Që prej asaj kohë, mungesa e fondeve dhe një konsensusi mes palëve e ka shndërruar këtë një vepër komplekse që nuk ndalon së marrë fonde nga buxheti.

Muaj më parë, 20 milionë euro janë tenderuar për skarpatet në dy segmente të saj, Shkalla e Tujanit dhe Plani i Bardhë.

Por, këto kosto nuk ngarkohen mbi koncesionarin që po ndërton rrugën, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka gjetur zgjidhjen duke hapur 4 tendera të tjerë të fituar nga kompani të tjera.

Më herët, qeveria akordoi edhe një tjetër fond prej 20 milionë euro shtesë për të mbuluar defektet dhe për të përmbyllur punimet në Tunelin e Murrizit.

Koncesionari dështoi në hapjen e tunelit dhe ka ndërtuar një rrugë alternative në një zonë shumë malore e cila gjatë dimrit bllokohet si nga rrëshqitjet e tokës nga shiu ashtu dhe nga dëbora dhe akulli në ditët me ngrica.

Rruga e Arbrit është kthyer në rrugën që nuk mbaron kurrë dhe që çdo vit gëlltit milionë euro nga paratë e shqiptarëve.