“Arian Çani një antishqiptar, shan kombin që e pasuron çdo ditë”

Aktualitet

Publikuar: 15/09/2023

“Arian Çani një antishqiptar, shan kombin që e pasuron çdo ditë”

Gazetari Bledi Mane ka folur sot në një intervistë televizive në lidhje me procesin gjyqësor për blerje votash ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Hiarës, Fredi Bleri.

Mane u ndal dhe te mbrojtja që Arian Çani i bëri rastit të Belerit mbrëmjen e djeshme.

Mane tha se Çani është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në çdo dalje të tij publike.

Ai shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke.

“Janë disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, unë dje zotëri kam mbetur i shokuar nga një tjetër Beler i medias shqiptare që quhet Arian Çani.

Antishqiptari më i thekur i medias shqiptare, njeriu që pasurohet çdo ditë në Shqipëri dhe shan Shqipërinë. Arian Çani është njeriu që i hapen dyert, dritare, shpartallon nacionalizmin, shan kombin, shan popullatën dhe një tjetër Beler i lihen këto hapësira.

Belerit ia treguam vendin. Me kushtetutë asnjë vend nuk të lë të sulmosh atdheun tënd. Imagjino të ishte një korrespondent i juaji në Athinë, të dilte te Sky ose te ERT dhe të shante Greqinë çdo natë. Ça do të ndodhte? Ku do të ishte sot ai gazetar?”, tha Mane.