Prapaskena

Pa kategori

A është Himara minoritet grek? Historiania “vë pikat mbi i”: Para 1821-shit, në Greqi kishte vetëm arvanitas dhe vllehër! Shteti shqiptar t’i tregojë vendin Greqisë

Publikuar: 15/09/2023

Çështja e arrestimit të Fredi Belerit ka ndezur jo vetëm një debat politik, por edhe historik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Shteti fqinj pretendon për një minoritet grek të paqenë në Himarë, që nuk bazohet në asnjë fakt apo dokument historik. Megjithatë, politika greke për helenizimin e Epirit, dhe për quajtjen si “grek” të të gjithë atyre që janë orthodhoksë, duket se nuk ka qenë pa rezultat.

Këtë ka shpjeguar historiania e njohur Elena Kocaqi, gjatë një interviste për “Report Tv”.

“Greqia ëndërron dhe shpreson që me Himarën të plotësojë ëndrrat e saj të Epirit. Ajo e quan shkelje të minoritetit sepse ka kandidat të minoritetit. Ky nuk është vetëm një problem që ka të bëjë me minoritetin por me gjithë Shqipërinë. PS duhet të kishte ankimuar rezultatin paralel me prokurorinë që bënte punën e vet. Si mund të betohet një kandidat që është i arrestuar për blerje votash dhe të betohet si kryetar bashkie”, tha ajo.

E pyetur nëse në Himarë ka minoritarë grekë, Kocaqi tha se deri përpara shpalljes së pavarësisë së Greqisë në 1821, as në Greqi nuk njihej termi “grek”. Në atë periudhë, shumica e popullsisë në Peloponez, Athinë, ishujt e Egjeut dhe më gjerë, ishin arvanitas.

“100% është Atika në pronësi të Shqiptarëve, nga dolën këta grekët në Himarë, kur në Athinë, Peloponez, në ishujt e Egjeut popullsia ka qenë maxhorancë shqiptare. Greqia për të shtrirë pretendimet e saj përdor disa politika, sikur është pasardhëse e Bizantit. Përdor disa gjëra qesharake nga ana e historisë, por me këto gjëra ka arritur të bindë politikën ndërkombëtare. Për mua e ka fajin politika shqiptare, Akademia e Shkencave Shqiptare, që nuk i ka treguar vendin. Shqiptarë që për arsye interesash monetare deklarohen grekë. Por për interesat e tyre personale nuk mund të prekim interesat e Shqipërisë. Në Amerikë nuk i shkon Greqisë, se në SHBA, Shqipëria është prioritet.

Ka filluar të flitet pas krijimit të shtetit grek. Duke parë gjithë dokumentacionin, para 1821-shit nuk ka patur grekë në Greqi. Shumica ishin arvanitas dhe vlleh. Termi grek është term fetar. Grek bëhet çdokush. Prandaj kjo është e rrezikshme për interesat e Shqipërisë, kjo është në kuadër të politikës pansllaviste ruse”, deklaroi Kocaqi.



Më të lexuarat