Klod Allajbeu dhe Manastirliu në një marrëdhënie të çuditshme, roli Gelardina Prodanit, si ia futën pasi e donte ‘kafen e madhe’. Në emër të kujt e ka fshehur Palesté Restaurant’ në Palasë?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/09/2023

Klod Allajbeu dhe Manastirliu në një marrëdhënie të çuditshme, roli Gelardina Prodanit, si ia futën pasi e donte ‘kafen e madhe’. Në emër të kujt e ka fshehur Palesté Restaurant’ në Palasë?

Katër koncensionet në shëndetësi, me vlerë mbi 500 milionë euro (hemodializa, sterilizimi, check up-i dhe laboratorët), konsiderohen korruptive për tre arsye.

Së pari, fituesit janë diktuar me pazar në tavolinë, përmes një procedurë fasadë dhe me shumë implikime të rënda, ku natyrisht janë ndarë fitimet sipas roleve.

Së dyti, dhe që është më e rëndësishmja, janë vjedhur paratë publike përmes zbatimit jo të rregullt dhe të deformuar të kontratave koncensionare. Vjedhjet janë realizuar vetëm gjatë zbatimit të kontratave nga Ogerta Manastirliu, pjesërisht nga sekretarja portativa Geraldina Prodani dhe krerët e
FSDKSH, që kontrolloheshin po nga Manastirliu.

Shkresa e Erion Manohasës që rriti koston e sterilizimit. Pajisjet 140 mijë lekë u përdorën në vend të veglave 3 mijë lekë. Çfarë bëri Manastirliu dhe pse ky fakt i ka shpëtuar Erion Banit?!

Së treti, pas tre nga katër koncensionet qëndron e njëjta dorë, Klodian Allajbeu, një personazh me hije të theksuara korrupsioni, i cili ka kapur gradualisht shëndetësinë publike, duke e kthyer si Spitalin Amerikan, i cili nuk ka asnjë lidhje me emrin.

Allajbeu kontrollon plotësisht koncensionin e hemodializës, ku ka marrë miliona euro pa bërë asgjë.

Kjo është Majlinda Fetiu që fitoi koncensionin 84 milionë euro të dializës, kompania me adresë një ish gomisteri në Berat kthyer në lokal lagjeje. Ja ku kanë përfunduar sot paratë e shqiptarëve

Allajbeu kontrollon pjesërisht përmes gruas së tij, Iris Allajbeu, koncensionin e sterilizimit.

Dosja / Iris Allajbeu, gruaja e ‘oktapodit’ Klod Allajbeu, përlau paratë e sterilizimit. Si u maskua me kompaninë me dy emra dhe pse po ‘amnistohet’ nga SPAK-u

Klod Allajbeu kontrollin në mënyrë të tërthortë edhe koncensionin 110 milionë euro të laboratorëve, fituar nga 3 kompani me pronar në letra Janis Karathano, me aktivitet kriminal në Spanjë, sipas Bankës Botërore, e cila i kërkoi Manastirliu të mos e shpallte fitues Karathanon, por vendimin e kishte marrë tashmë Allajbeu, padroni i Manastiruliut.

Për zbatimin e kontratave për të 4 koncensionet përgjegjëse, siç e theksuam më lart, është Ogerta Manastirliu, e cila ka drejtuar 6 vitet e fundit Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërkaq, Ogerta Manastirliu dhe Klodian Allajbeu janë në një marrëdhënie me kimi të fortë korrupsioni, pastrimi parash, pazaresh, gërshetimi mafioz dhe varësie ekstreme.

Në rrethe të ngushta të politikës, biznesit dhe medias Ogerta Manastirliu konsiderohet edhe si Manastirllesha e Allajbeut, për shkak të varësisë nga oligarku i shëndetësisë, Klod Allajabeu, i cili i ka shtrirë duart tek 3 koncensionet, tenderat në shëndetësi, mbetjet spitalore, përpunim boronicas, tregje agro-ushqimore, kalërim, resorte, arsim privat, enregjitikë, peshkim etj.

Nuk dihet se si arriti të depërtojë dhe ta rekrutonte, nëse kumbari ka qenë apo jo Arben Ahmetaj, por faktet dhe rrethnat tregojnë se Klodin Allajbeu arriti të ‘kalëronte’ Ministrinë e Shëndetësisë në një nivel të till saqë diktonte deri tek emërimet në kabinetin e Manastirliut si dhe tenderat për klientët e saj.

Ka shumë gjasa që Ahmetaj dhe Allajbeu të kenë diktuar emërimin e Manastirliut ministre në 2017.

Ndërkaq, nëse një klient piketonte një tender me vlerë mesatare, pazarin nuk e mbyllte me Manastirliun apo sekserët e saj, por direkt me Allajbeun.

Prapaskena mëson nga burime të dorës së parë se Allajbeu e komandonte Manastirliun me anë të telefonave me numra të huaj, telefonave pa kartë SIM dhe përmes aplikacioneve Singal dhe Sky, i përdorur kryesisht nga bandat kriminale, por edhe me korrierë.

Allajbeu, i cili pastron para me Shkëlzen Berishën në Gërdec, është angazhuar për mbylljen e problemeve të Manastirliut me drejtësinë si dhe për mbulimin e vjedhjeve.

Një pjesë e parave të koncensioneve dhe tenderave kanë lëvizur nga të besuarit e Allajbeut tek bashkëshorti dhe vëllai i Manastirliut.

Shumat e mëdha besohet se kanë lëvizuar në offshore nga llogaritë e kompanive të Allajbeut në llogaritë e Manastirliut.

Ligjërisht Ogerta Manastirliu është përgjegjëse për zbatimin e kontatave për 4 koncensionet dhe tenderat me vlerë dhjetëra miliona euro, por faktikisht ky rol është ushtruar nga Klodian Allajbeu, përfitues i tre koncensioneve me vlerë 350 milionë euro dhe tenderave me vlerë dhjetëra milionë euro, me kompanitë e tij dhe në emër të punonjësve të Spitalit Amerikan.

Gela, një sekretare portative

Gelardina (Duçka) Prodani konsiderohet si sekretarja e përgjithshme portative pasi lëviz nga ministria në ministri, ndërsa firmos çfarë t’i dalë para, por edhe dorën e ka shumë të rëndë.

Prapaskena mëson se Geraldina Prodani është shkarkuar si sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë falë një puçi të organizuar nga Klod Allajbeu dhe Manastirliu, ndërsa pas shkarkimit, në qershor 2022, Gela u emërua sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vend të saj Allajbeu caktoi naiven Jona Duro, e cila u arrestua për një bakshish. Thuhet se arrestimi ishte hakmarrje e Gelës.

Si sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për 3 vite, Gela u përfshi në afera me pasoja të rënda. Bashkë me Manastirlleshën, me porosi të Ben Ahmetajt dhe nën komandën e Klod Allajbeut, Gela devijoi fondet e pandemisë tek Klodi dhe shokët e tij.

Gela dhe Manastirllesha, nën urdhrat e Tigrit dhe Klodit, u përfshinë në shkeljen e kontratave, aferave me nënkontratimet dhe pagesat pa bërë punë, për komcensionin e hemodializës së Klodit dhe check up-it të Vilma Nushit.

U rrit kostoja për koncensionin e sterilizimit me dy urdhra të Gelës dhe të Erion Manohasës, ndërsa u finalizua koncensioni korruptiv i laboratorëve.

Dokumenti / Manastirliu ndryshoi në 2020 kontratën për sterilizimin, zgjeroi shërbimin dhe rriti koston

Por, Gela e kishte dorën e rëndë dhe konsiderohej si një nukël e bezdisshme mes Allajbeut, Manastirliut dhe Ahmetajt.

Allajbeu, me ndihmën e kumbarit të tij, Arben Ahmetajt dhe recepsionistes së tij Ogerta Manastirliut, arriti të ‘qëronte’ Gelën, e cila kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro me para korruspsioni, përfshirë edhe ‘Palesté Restaurant’ në Palasë, nga i cili vetëm qira merr 30 mijë euro në muaj.

Si drejtoreshë buxheti nën qeverisjen e Berisha dhe si sekretare e përgjithshme në 3 ministri gjatë 10 viteve të fundit, Gela ka bërë miliona euro, duke i investuar në pasuri të paluajtshme, kamufluar në emra të rrethit familar, pasuri për të cilat më hollësisht do flasim në vijim.

Aferat në Ministrinë e Financave

Më herët Geraldina Prodani ka mbajtur pozicionin si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave 2013-2019, ku finalizoi disa afera epike si pjesë e grupit të Arben Ahmetajt, që nga privaizimet korruptive të pasurive publike, koncensionet që po hetohen nga SPAK, devijimin e financave publike, afera me ndihmën e huaj etj., në koordinim me Ahmetajn.

Një prokuror i SPAK-ut është habitur kur ka marrë në pyetje disa javë më parë ish ministrin e Financave, Shkëlqim Canin, për privatizimet abuzive, përfshirë edhe dosjen ‘Buka’ me përfitues Lirim Fezollarin.

Hetimet e SPAK / Ja grupi Mene-Duçka i privatizimeve korruptive në Ministrinë e Financave, Geraldina Prodani i fshehu letrat ministrit Cani. Tigri aferë me pronat publike me Lirim Fezollarin dhe vëllezërit Devolli

Ish ministri nuk dinte asgjë për disa privatizime. Ato ishin realizuar nga Geraldina Duçka Prodani si sekretare e përgjithshme dhe Arben Ahmetaj si ministër Ekonomie.

Gela kishte shmangur Canin, pasi Cani nuk firmoste grabitjen e pasurive publike nga shokët e Tigrit, të cilët sigurisht i jepnin Gelës atë që i takonte për kopsitjen e letrave.

Geraldina Prodani tentoi të sajonte justifikime dhe të shmangej kur SPAK e thirri për t’a marrë në pyetje në verë, për dosjen e sterilizimit dhe aferat e privatizimit.

Gela la pushimet dhe u nis me urgjencë drejt Tiranës pas parlajmërimit të Altin Dumanit se do të shoqërohej me forcë, histori për të cilin do të flasim më në detaje në vijim. Vijon…