Dhuna e RRAJAVE për guroren/ Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjekoligjor për kushërinjtë Maja!

Aktualitet

Publikuar: 13/09/2023

Dhuna e RRAJAVE për guroren/ Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjekoligjor për kushërinjtë Maja!

Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjeko ligjor për kushërinjtë Maja të dhunura nga anëtarët e fisit Rraja më 6 korrik 2023.

Mjeku ligjor Elton Serani i cili hartoi ekspertizën e datës 24 korrik 2023 rezulton se është i njëjti që hartoi raportin për Xhisiela Malokun në vitin 2018 pas denoncimit të saj ndaj Rexhep Rrajës, dhe pretendimeve se ishte dhunuar prej tij.

Zbardhen dokumentet zyrtare të akt-ekspertimit të cilat tashmë i janë dorëzuar prokurorisë së Tiranës nga kreu i institutit Bledar Xhemali.k

Më pas, në konkluzion, mjeku Elton Serani shkruan se Bilbil Maja ka thyerje të kafkës, dhe shembje të indeve të buta, por dëmtimet nuk janë të rrezikshme për jetën dhe kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë për punë mbi 9 ditë, duke u klasifikuar si plagosje e lehtë.

Akt-ekspertimi numër 1620 për shtetasin Jashar Maja, evidenton se ai ka pasur një plagë nga goditjet në kokë dhe në trup, ndërkohë që edhe në këtë rast, plagosja konsiderohet e lehtë dhe që ka sjellë si pasojë, humbjen e aftësisë për punë më shumë se 9 ditë.

Përmbajtja e dy raporteve për dy kushërinjtë e dhunuar nga anëtarët e fisit Rraja në Krujë solli të hënën, 11 shtator reagimin e prokurorisë e cila theksoi se akuzat nuk kanë ndryshuar dhe se autorët po hetohen për plagosje të rëndë dhe kanosje.