Deputetja demokrate, Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukukimit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Açka në mbledhjen e parë të mbajtur këtë të martë nga Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ku ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares dhe është në pritje të aprovimit.
“Të jem e sinqertë ndjej jo vetëm fyerje të kësaj natyre, në lidhje me punën, por edhe çështje etike me ju. Unë i kam kërkuar kryetarit të partisë time dorëheqjen nga ky Komision, sepse kam turp me njerëz të cilën nuk kanë minimum njerëzor. Dorëheqja nuk më është aprovuar dhe jam duke pritur”, deklaroi Açka.