Berisha i vendos gjobë ministrit Ervin Mete: Ka ca gjëra për të shpjeguar më vonë (nëse nuk paguan te Shkëlzeni)

Politikë

Publikuar: 12/09/2023

Berisha i vendos gjobë ministrit Ervin Mete: Ka ca gjëra për të shpjeguar më vonë (nëse nuk paguan te Shkëlzeni)

Pas seancës së djeshme, Sali Berisha komentoi para mediave ndryshimet në qeveri.

Duke i marrë me radhë ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar, Berisha i cilësoi ata si përfaqësues të krimit dhe korrupsionit.

Të vetmin që e shmangu, por që i dha një mesazh në fud, është Ervin Mete, i emëruar ministër Financash.

Ay Mete ka ca gjëra për të shpjeguar më vonë“, tha Berisha.

Mesazhi ishte i qartë që Berisha di disa gjëra për Meten, të cilat mund t’ia thotë më vonë, por edhe mund të mos ia thotë.

Berisha e hapi sfidën. Tashmë i takon Metes që të lëvizë, t’i përgjigjet Berishës.

Mete është para dy zgjedhjeve: Të heshtë dhe të përballet me akuzat e Berishës në vijim ose të kontaktojë Shkëlzenin, duke i dhënë haraçin për heshtjen e babit.

Është e provuar se Sali Berisha qëndron në politikë për të pasuruar fëmijët, mbajtur plaçkën e mbledhur ndër vite si dhe për të mbrojtur familjen nga SPAK.

Është e faktuar që Sali Berisha sulmon vetëm ata biznesmenë, politikanë, ish zyratë dhe pushtetarë, të cilët nuk paguajnë tek Shkëlzeni.

Të gjithë ata që i çojnë çantat me para Shkëlzenit, nuk përmenden nga Berisha, edhe pse kanë marrë para dhe pasuri publike me klientelizëm.

Për shembull, Sali Berisha nuk i përmend kurrë Klodian Allajbeun, Rrok Gjokën, Bashkim Ulajn, Salillarin, Sandër Frangajn, Gentin Sulën e Kodrës së Diellit etj., lista është e gjatë.

Pse nuk i akuzon këta kurrë për zhvatje të pasurive dhe pronave publike? Sepse që të gjithë paguajnë Shkëlzenin!