‘Skedina’ e Evis Berberit, futi 100 mijë lekë, mori 500 mijë euro nga Brunilda Buli. Ku i gjeti paratë? Me ARRSH u jep tenderave kompanive të tij

Kryesore

Publikuar: 11/09/2023

‘Skedina’ e Evis Berberit, futi 100 mijë lekë, mori 500 mijë euro nga Brunilda Buli. Ku i gjeti paratë? Me ARRSH u jep tenderave kompanive të tij

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, sot drejtor i ARRSH-së, i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.

Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM.

(Është e rëndësishme të theksojmë që në krye se Valter Begaj dhe Evis Berberi kanë punuar bashkë dhe administronin disa kompani supervizimi punimesh, përfshirë DAAM dhe B-VAAL ENGINEERING shpk, me emër të ndryshuar në NET-GROUP, përfituese të parave publike nga Agjencia së Eficiencës së Energjisë që drejtohej nga Evis Berberi dhe më pas nga ARRSH-ja që drejtohej po nga Evis Berberi).

Ky dokument tregon se Berberi, në vitin 2019, ishte administrator i njërës kompani dhe drejtues teknik i tjetrës.

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro, një lëvizje klasike kjo pastrimi parash, kontrata fiktive, falsifikime etj.

Nga bilancet e kompanisë së re rezulton se fitimi në vitin 2018, pra disa muaj pas themelimit, është 120 mijë euro.

Nëse fitimi vjetor ishte 120 mijë euro, si ka mundësi që Valter Begaj e shet kompaninë për 100 mijë lekë shokut të tij, i cili ia shet më pas shoqe Brunildës për 500 mijë euro?!

Ku i mori Brunilda Buli 500 mijë euro për të blerë kompaninë?

Nga një kumarxhi i pashpresë, Evis Berberi hedh 100 mijë lekë dhe pas 5 muajsh, fiton 500 mijë euro. Ftojmë Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave që të hulumtojë nëse ka në bote një kompani që të rritet 500 herë për 5 muaj. Nëse nuk ka, të paktën t’i njihet ky rekord Berberit!

Berberi e ndërmori këtë lëvizje fiktive edhe për një arsye tjetër, pasi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier, para se të bëhej drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor 2021.

Po a kryente vërtetë ndonjë aktivitet kompania DAAM?

Çfarë del në librat e shitjes dhe blerjes së kompanisë kur drejtohej nga Berberi?

Aventura nuk mbaron këtu. Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro. Për vitin 2021, deklarohet një fitim prej 400 mijë eurosh, duke tejkaluar edhe kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend!

Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt. Me mbarimin e sagës së shitblerjes, befas fitimet e kompanisë përgjysmohen, edhe pse logjikisht duhet të rriteshin.

Ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se kompania është e Evis Berberit, ndërsa ka përdorur shokët dhe shoqet e tij, për ta kamufluar, për të evituar formalisht konfliktin e interesit, por gjithsesi pastrimi i parave mbetet.

Kompania e Berberit merr para nga ARSH-ja e Berberit

Kemi të bëjmë me fakte të mirëfillta penale. Kompania DAAM e Berberit, kamufluar me shokun e tij Valter Begaj ka marrë para nga ARSH-ja që drejtohet nga Evis Berberi. Edhe Arben Ahmetaj, sot në arrati, tregohej më i kujdesshëm dhe i kamufluar.

Paratë DAAM nuk i ka marrë duke fituar drejtpërdrejtë tendera nga Berberi, por si nënkontraktore e kompanive për zbatimin e kontratave me ARRSH-në.

Ndërkaq, në gusht 2017, Valter Bega themelon kompaninë B-VAAL ENGINEERING, me objekt të njëjtë si kompania DAAM. B-VAAL ENGINEERING ndryshon emër në NET-GROUP.

Evis Berberi ka punuar për kompaninë NET- GROUP si dhe ka qenë përfaqësues i saj, madj edhe gjatë kohës kur ishte drejtor i Agjencisë s Eficiencës së Energjisë.

NET-GROUP ka marrë 233 tendera publikë me vlerë miliona euro.

Në 10 nëntor të vitit 2021, Evis Berberi shpall pikërisht kompaninë e grupit të tijNET-GROUP, fituese të tenderit me vlerë 150 mijë euro për mbikëqyrjen e punimeve të lotit 7, të Unazës së Tiranës.

Evis Berberi ka firmosur për kompaninë e grupit të tij, NET-GROUP, edhe 4 tendera të tjerë, me vlerë rreth 1.5 milionë, për supervizim për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore. Tre nga katër tenderat janë me flamur të kuq korrupsioni.

Nga ana tjetër, kompania Hill International, e regjistruar në Holandë dhe me pronar të fshehur, ka fituar kontratën nga ARRSH-ja nën drejtimin e Berberit për mbikëqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Hill International ka nënkontraktuar pikërisht kompaninë NET-GROUP të grupit të Evis Berberit për të zbatuar kontratën me ARRSH-në.

Duket qartë se dy shokët, Evis Berberi dhe Valter Bega kanë përdorur një kompani në Holandë për të kaluar paratë publike tek kompania e tyre NET- GROUP, duke shpërdoruar detyrën Evis Berberi si dhe duke zbatuar një skemë korrupsioni.

Afera me Agjencinë e Eficiencës së Energjisë

NET-GROUP ka përfituar nga licenca, leje dhe para nga Agjencia Eficiencës së Energjisë, në një kohë kur Berberi drejtonte Agjencinë, por ishte edhe drejtues teknik i kompanisë.

Agjencia Eficiencës së Energjisë i ka dhënë Net- Group licencen për auditimin energjetik të ndërtesave.

Çdo pallat i ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet duhet më parë të marrë certifikatën nga audituesit e energjisë.

Po gjatë kësaj kohe, Net-Group ka marrë mbi 1 milionë euro kontrata të drejtëpërdrejta nga Agjencia e Energjisë.

Faktet tregojnë se Evis Berberi ka përdorur organet publike Agjencinë Eficiencës në Energji dhe ARRSH-në, si drejtues, duke kaluar paratë publike në xhepat e tij, përmes kompanive të tij DAAM dhe sidomos Net-Group.

Çfarë pasurie të fshehur dhe të deklaruar ka Evis Berberi dhe si e ka justifikuar?

Ku i ka investuar paratë publike; në pasuri të paluajtshme, offshore, parajsa fiskale apo i ka lënë në bixhoz?

A kanë transaksione DAAM dhe Net-Group me kompani ndërtimi që marrin miliona euro nga ARRSH-ja?

Nga cili segment kriminal merr urdhra Evis Berberi për të shpallur fituesit e tenderave të rrugëve dhe supervizimit?

A është rrahur me shpulla, shkelma, vizore dhe thupër kur shpalli një fitues tenderi pa miratimin e segmentit kriminal?

A po shtohet dosje në ambasadat e huaja si një pupac dhe çirak i padronëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Sa është ‘kafja’ që padronët e krimit i japin Berberit për çdo tender që i diktojnë fituesin? Vijon…