Dosja e sterilizimit / Pas gruas së Allajbeut, i përfshirë edhe vëllai kreut të Gardës, mori para në mënyrë të paligjshme. Pse i lejoi Ogerta Manastirliu?

Investigim

Publikuar: 11/09/2023

Dosja e sterilizimit / Pas gruas së Allajbeut, i përfshirë edhe vëllai kreut të Gardës, mori para në mënyrë të paligjshme. Pse i lejoi Ogerta Manastirliu?

Pas gruas së Klodian Allajbeut, Iris Allajbeu, edhe kompania 2T e vëllait të komandantit të Gardës së Republikës Gramos Sako, i arrestuar për vepra të turpshme në vilat qeveritare, është përfshirë në dosjen e koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Bëhet fjalë për Artan Sakon, bashkëpronar në letra i kompanisë së 2T. Themi në letra pasi pronari faktik i kompanisë dyshohet se është kreu i gardës Gramos Sako.

Një pjesë të parave që merr me tendera 2T i kalojnë në forma të ndryshme gruas stomatologe së Gramos Sakos. Firma 2T ka marrë mbi 100 milionë euro para publike me tenderave klientelistë dhe me flamur korrupsioni, pasi Saimir Tahiri emëroi në krye të Gardës, Gramos Sakon, me të shkuar problematike.

Sipas dosjes së SPAK, kompania 2T është nënkontraktuar në mënyrë të paligjshme, pa autorizimin e autoritetit kontraktor, në këtë rast të Ministrisë së Shëndetësisë, për shërbime të ndryshme në kuadër të zbatimit të kontratës koncensionare të sterilizimit.

Kompania e ndërtimit e Artan Sakos është nënkontraktuar nga kompania koncensionare e sterilizimit SaniService me nipt L51910021C.

Nga kjo skemë kanë përfituar qindra mijëra euro përfaqësuesit e dy kompanive. Përgjegjësinë për të kontrolluar zbatimin e kontratës, për të ndaluar dhe denoncuar këto skema abuzimi, e kishte ministërja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ilir Beqaj është larguar në fillim të zbatimit të kontratës kur ishin krye rreth 4 mijë operacione nga 400 mijë që janë kryer nën drejtimin e ministrisë nga Manastirliu.

Krahas 2T, SaniService ka lidhur kontrsta shërbimesh pa autorizim edhe me subjketet si; “Game Service”, “Globalsher”, Ilir Rrapaj, Umbro Staçini, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed”, “Ujet”, “Eumedica Senior”, “AlbaMed 2014”, “Geonad Systems”, “Steralb”, “Sitec”, “Comfort”, “Tecnosanimed srl”, Servet Biçaku, IT Solutions e Rezarta Biba, “Me-Sys” etj.

Iris Allajbeu

Kompania koncensionare e sterilizimit SaniService me nipt L51910021C, sipas dosjes së SPAK-ut, ka kaluar qindra mijëra euro në llogari të kompanisë së transportit të mallrave Kneo Transport Kompani, me nipt L61313515J. Paratë janë kaluar për shërbime të pretenduara të kryera nga kompania Kneo Transport Kompani, në kuadër të zbatimit të kontratës së koncensionit të sterilizimit.

Kompania Kneo Transport është themeluar nga Kneon Laçi në janar 2016, një muaj pas firmosjes së kontratës së sterilizimit të mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe SaniService.

Në 23 mars 2021, shfaqe Iris Allajbeu, bashkëshortja e Klodian Allajbeut, e cila blen 50 % të aksioneve të kompanisë të kompanisë Kneo Transport, aktualisht me emër të ndryshuar në Med-Rad.

Pasi Med-Rad mori paratë nga komcensioni i sterilizimit dhe pas thellimit të hetimeve nga SPAK për korrupsion, Iris Allajbeu largohet nga kompania në 13 korrik 2021, duke ia dhënë sërish aksionet Kneon Laçit.

Tek gruaja e Allajbeut duket se janë stopuar edhe hetimet e SPAK-ut, pasi ‘oktapodi’ ka lidhje të forta korruptive me organet e drejtësisë, jetike për të mbrojtur dhe vijuar vjedhjet e parave publike.

Dosja / Iris Allajbeu, gruaja e ‘oktapodit’ Klod Allajbeu, përlau paratë e sterilizimit. Si u maskua me kompaninë me dy emra dhe pse po ‘amnistohet’ nga SPAK-u