Bosi i drogës dhe krimit në Itali, Alban Rexha, ka arritur të çajë pas dy vitesh rrjetën e Prokurorisë, duke rikthyer të gjitha pasuritë që i janë sekuestruar dy vite më parë.
Në shkurt të vitit 2021, Prokuroria e Tiranës njoftoi me bujë të madhe se kishte sekuestruar një pasuri prej 6 milionë eurosh, të shtetasit Alban Xhepa, i dënuar 3 herë në Itali për trafik droge si dhe për krime kundër personit.
Bëhej fjalë për 10 automjete, 7 prona, llogari bankare dhe 4 biznese, me vlerë të përafërt të 6 mln eurove në emër të Alban Xhepës dhe familjarëve të tij.
Hetimet nisën pas një transferte parash të bërë nga Qipro për në Shqipëri, lëvizje që ndezi “llampat” e hetueseve shqiptarë.
Por më kalimin e muajve, Alban Rexha ka lëvizur në prapaskenë, duke u ndezur llamba të tjera hetuesve shqiptarë, duke thyer sistemin e drejtësisë.
Prokuroria ia ka kthyer një nga një pronat Rexhës si të ishin të ligjshme. Tashmë mbetet që Prokuroria edhe ta dëmshpërbleje trafikantin që i ka bllokuar pasurinë për dy vite me radhë në mënyrë të padrejtë.