Sali Berisha ka njoftuar dje ka hyrë në negociata me Gaz Bardhin dhe deputetë të tjetë për t’u bashkuar në një grup parlamentar, në sesionin e ri parlamentar.
Pas ndarjes mes Bashës dhe Berishës, Gaz Bardhi u rreshtua me Bashën, madje bëri një betejë epike politike dhe ligjore kundër Foltores së Berishës.
Bardhi dhe Berisha janë përfshirë në akuza të ndërjella nga shtatori 2021 deri në fund të vitit 2022.
Në janar 2023, Bardhi befasoi kur tha se do merrte pjesë në protestën e thirrur më 11 shkurt 2023 nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Deklarata ishte një sinjal krisje me Bashën.
Gazment Bardhi, dikur njeriu më i afër i Lulzim Bashës dhe i betejave të tij kundër Sali Berishës, nisi të kthehej në një kundërshtar për Bashën, madje duke i zënë rrugën e rikthimit në krye të PD-së.
Bardhi, si sekretar i Përgjithshëm bllokoi planin e Bashës për të marrë drejtimin e PD-së. Por, Basha vuri në lëvizje Kryesinë, duke e zhveshur Bardhin nga kompetencat.
Më herët, Gaz Bardhi ka qenë në një aleancë erotike, nën një çati, me Denion Meidanin, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani.
Kur u ndanë, nisën një betejë se cilit i takonte qeni, të cilin e kishin adaptuar që të vogël.
Çështja shkoi në gjyq, por shumë shpejt u tërhoqën për shkak të rrezikut për t’u bërë publike.
Gjatë qeverisjes teknike PS-PD në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër Drejtësie ishte pikërisht Gazmend Bardhi.
Në janar 2021, gazetari Bledi Mane befasoi opinionin publik teksa tha se deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, bashkëjetonte me blogerin e njohur Olti Currin, në një vilë pranë lagjes rezidenciale “Kodra e Diellit”, në Tiranë.
Madje Mane shprehu shqetësimin se çifti nuk paguante as pastruesen. Olti Curri mohoi pretendimet e Bledi Manes.
Megjithatë, Curri nuk e mohoi vilën, të cilën besohet se ia ka blerë Monika Kryemadhi.
Në nëntor 2021, zyrtarja e LSI-së, Elona Guri, me anë të një postimi në facebook shkruante se “Mos i jep gojës siç i jep b….. o Gaz”. Bardhi u përgjigj duke thënë se nuk e njihte Elona Gurin.
Ndërsa mjeku i njohur Halim Kosova, kur kuptoi se nuk ishte më në planet e Lulzim Bashës për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë u shpreh se “Dera ishte e mbyllur…i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as grua, i cili më thotë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.
Bardhi shfaqet kudo. Skandali i ngritjes së grupit paramilitar nga Partia Demokratike, të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, nxori në skenë pikërisht Gazmend Bardhin.
Anëtari i kësaj strukture të paligjshme, Arbër Papleka, vrau katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvanin, një personazh me influencë në Elbasan, i cili i shihej si rrezik nga PD-LSI për realizimin e objektivave elektoralë.
Pas vrasjes, Gazmend Bardhi pranoi publikisht strukturën paramilitare, duke u shfaqur si njeriu që kishte nën patronazh grupin e armatosur në Elbasan.
Sali Berisha e akuzoi Bardhin se tradhtoi Paplekën, ndërsa Bardhi sulmoi Shkëlzenin, pika e dobët e Berishës, i cili tha ‘ç’më bëri budallai’, kur Ilir Meta i tregoi një video të Zenit duke bërë pazare bashkë me Fahri Balliun në zyrën e Dritan Priftit, kur ishte ministër Energjitike.
Në vitin 2012, kur Partia Demokratike ishe në pushtet, Bardhi ishte këshilltar i Eduart Halimit, në atë kohë Ministër i Drejtësisë.
Në vitin 2013, u punësua si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, Gazmend Bardhi ishte një personazh anonim deri kur u shfaq në vitin 2016, si ekspert në Komisionin për Reformën në Drejtësi, duke kundërshtuar reformën bashkë me Oerd Bylykbashin.
Lufta e Bardhit në krah të PD-së kudër përmbajtjes së ndryshimeve Kushtetuese të korrikut 2016 dhe ligjeve bazë të reformës në drejtësi, është e dokumentuar.
Më pas, Bardhi është shfaqur si këshilltar i Lulzim Bashës. Ky i fundit i besoi edhe postin e ministrit teknik të Drejtësisë pas marrëveshjes së bashkëqeverisjes më kryeministrin Edi Rama në 17 maj 2017, si kusht që PD-ja të futej në zgjedhjet parlamentare.
Në janar të vitit 2019, Gazment Bardhi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së me mbështetjen e Bashës. Bardhi u rikonfirmua në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm disa ditë më parë, sërish me mbështetjen e Lulzim Bashës, i cili po kalon momentet më kritike në karrierën e tij politike.
Gaz Bardhi është produkt i Lulzim Bashës, ashtu siç ishte Basha produkt politik i Sali Berishës.