Enea Karakaçi i OSHEE që vishet me fustan jashtë vendit e bën ‘sefte’, ndan 1 milionë euro me Papulin për makina me qira. 6 mln euro për 4 vite. Kushtojnë më lirë për t’i blerë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 31/08/2023

Enea Karakaçi i OSHEE që vishet me fustan jashtë vendit e bën ‘sefte’, ndan 1 milionë euro me Papulin për makina me qira. 6 mln euro për 4 vite. Kushtojnë më lirë për t’i blerë

Drejtori i ri i OSHEE, Enea Krakaçi, i cili kur ikën në vende ekzotike i pëlqen të veshë fustane (Prapaskena ka parë disa foto të tij të çuditshme), po ecën në gjurmët e ‘oligatorit’ Adrian Çela.

Krakaçi ka finalizuar një aferë klasike korrupsioni, me vlerë 1 milionë euro, për Agron Papulin, për makina me qira.

Duke shmangur andrallat e tenderit, Karakaçi i ka rënë shkurt: Ka zgjatur kontratën me Agron Papulin, duke i dhënë edhe 1 milionë euro.

Me paratë e shpenzuara për qira, makinat mund të bliheshin dy herë.

Çfarë ka ndodhur?

Pak ditë më parë, OSHEE hapi tenderin me vlerë 6 milionë euro për shërbimin e makinave me qira, për disa vite, në formë koncensioni.

Prapaskena mëson se fituesi ishte paracaktuar kompania “CLASSIC” e Agron Papulit, një klient i Bablokut.

Kujtojmë se Papuli, për t’i mbyllur gojën PD-së, i dha një vilë Lulzim Bashës në vitin 2019 aty ku jeton edhe sot.

Pas ndarjes mes Bashës dhe Berishës, Papuli i është qasur Shkëlzenit, duke blerë heshtjen Berishës.

Duke u ndalur tek afera, OSHEE pezullon tenderin 6 milionë euro nga frika e SPAK-ut.

Karakaçi, edhe pse ka dyshime të forta se është thjeshtë fasadë në këto marifete me paratë publike, është sinjalizuar se SPAK po e monitoronte këtë tender dhe se Karakaçi mund të përfundonte shumë shpejt tek Safet Gjici, Bllako, Xhevahir Lita etj.

Nga frika e këtij fati, tenderi u pezullua.

Në këto kushte gjendet një zgjidhje tjetër. OSHEE zgjat me 1 vit kontratën me Papulin për makinat me qira, me vlerë 1 milionë euro.

Në 15 Qershor të vitit 2020, OSHEE, asokohe me në krye Adrian Çelën firmos një tender për 3 vite, për të marrë makina me qira te Papuli. Vlera e tenderit ishte rreth 5 milionë euro.

Duket se tenderët e makinave me qira janë vetëm në favor të oligarkut, i cili për vitet e qirasë i merr OSHEE-së vlerën reale të automjetit.

Dhe në fund të afatit kohor, oligarku dhe firma e tij kanë sërish mjetin, që mund ta shesin apo ta japin sërish me qira. Një biznes i pastër, kur humbës del vetëm shteti, pra vetëm taksapaguesit shqiptarë.

Edhe sikur gjysmën e parave të ndajë Papuli me Karakaçin apo shefat e tij, sërish del i fituar.

Karakaçi ka qenë më herët Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së Energjisë.

Karakaçi ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës

Fillimisht ishte specialist në ministri. Karakaçi nisi të ngjitej në postet drejtuese pas ardhjes së Binda Ballukut.

Karakaçi njihet si Berberi 2 i Ballukut.