Arben Ahmetaj bixhoz me paratë publike, humbi 92 mijë euro për 1 natë në Monte Carlo, si i përfshiu gratë, kunetërit, vjehrrin, motrat, nënën, shoferin dhe pastruesen në pastrimin e parave

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/08/2023

Arben Ahmetaj bixhoz me paratë publike, humbi 92 mijë euro për 1 natë në Monte Carlo, si i përfshiu gratë, kunetërit, vjehrrin, motrat, nënën, shoferin dhe pastruesen në pastrimin e parave

Arben Ahmetaj besohet se i fshihet drejtësisë shqiptare në Zvicër, vend në të cilin posedon edhe një vilë në emrin e një biznesmeni të njohur, ndërsa SPAK vijon hetimet për korrupsionin e tij 20-vjeçar.

Ish zëvëndësiministri është në kërkim për korrupsion dhe pastrim parash.

Në këtë veprimtari, për të kamufluar vilat e korrupsionit, Ahmetaj ka përfshirë edhe nënën e tij Ferdane, motrat Burna Mene dhe Ana Nazeraj, bashkëjetuesen Erjola Hoxha, ish bashkëshorten Albina Mançka, vëllain e Mançkës, prindërit e Erjolës, pasrtruesen Meleqe Pillati, shoferin Agron Ceka si dhe grupin e biznesmenëve.

Teksa shumica e biznesmenëve të implikuar në mbulimin e pastrimit të parave nga Arben Ahmetajt janë larguar jashtë vendit nga frika e arrestimit, SPAK mësohet se ka zbuluar episode të tjera korrupsioni, afera dhe shpenzime të padeklaruara nga Ahmetaj.

Prapaskena mëson se Arben Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijëra euro në bixhoz, ndërsa si bankomat përdorte Klodian Zoton, të cilin Ahmetaj e kishte caktuar për t’i menaxhuar biznesin e inceneratorëve.

Vetëm në një rast, Ahmetaj ka humbur në kazino në Monte Carlo 92 mijë euro, brenda një nate.

Të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga paratë e vjedhura publike.

Në një tjetër rast, Arben Ahmetaj ka humbur qindra mijëra euro në bixhoz në Greqi, ku ishte i shoqëruar nga Danian Gjiknurin, në Hotelin Porto Carras në Greqi.

Dy ish ministrat kanë nisur shoferin në Sarandë, për të marrë pata, pasi i kishin shpenzuar të gjitha paratë në bixhoz.

Ndërkaq, gazetari Poli Hoxha ka pohuar se SPAK ka zbuluar 1.8 milionë euro në llogarinë e bashkëjetueses së Arben Ahmetaj, Eriola Hoxha, në zvicër.

Ahmetaj posedon edhe një apartament me vlerë 1 milionë euro në zonën e parë të Londrës, ku është komshi me Klod Allajbeun, personazhin që ka ‘privatizuar’ sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, dhe që fshihet pas 3 nga 4 koncensionet në shëndetësi.