Më pak se gjysma e shtetit të tyre është nën pushtimin rus, megjithatë, për shumë ukrainas jeta vazhdon, po ashtu edhe pushimet verore.
Sipas shifrave të Ministrisë së Turizmit, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, vendi ynë u vizitua nga 23 640 ukrainas dhe 8150 rusë.
Krahasuar me një vit më parë, shifrat tregojnë se numri i turistëve ukrainas ka pësuar një rritje me 103%, ndërsa ai i rusëve ka pësuar ulje të lehtë.
Një rekord u vendos këtë vit nga turistët italianë, të cilët ishin të dytët pas shqiptarëve të Kosovës, për nga numri më i lartë i vizitorëve në Shqipëri gjatë verës.