Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar sot një foto të Monika Kryemadhit, duke kaluar në Kakavijë, ditën e shtunë, ora 8:00, për të kaluar pushimet në resortin luksoz Elivi Hotel, në Skiathos të Greqisë, aty ku ishte edhe Ilir Meta.
Çmimi mesatar i një dhome në këtë resort është 630 euro.
Monika ka udhëtuar për Greqi me këtë makinë Land Rover sport.
Ndërkaq, pas lajmit të publikuar në gazetën TemA për pushimet luksoze ne ishullin grek, çifti ndërpreu pushimet dhe u kthyen urgjent në atdhe.
Hoteli luksoz në Skiathos, Greqi i ndërtuar në formën e vilave ka cmimet më të shtrenjta në zonë, ku çmimi mesatar i një dhome është 630 euro.
Një punonjës i hotelit i konfirmoi gazetës Tema praninë e Metës në hotel. Meta ishte në shoqërinë e familjes së tij.
Pas lajmit, Meta dhe Monika kanë ardhur mbrëmjen e së djelës në Sarandë. Çifti postoi foto nga Saranda.
Meta dhe Monika janë nën hetim nga SPAK-u për pastrim parash.