Plas sherri në dasëm në Bulqizë, i riu goditet 5 herë me thikë, kapet autori (EMRI)

Aktualitet

Publikuar: 27/08/2023

Plas sherri në dasëm në Bulqizë, i riu goditet 5 herë me thikë, kapet autori (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën mes të shtunës dhe të dieles në Bulqizë, ku një 25-vjeçar është plagosur rëndë me thikë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një dasëm në Ostren të Bulqizës, ku një 25-vjeçar është goditur rreth pesë herë me thikë. Rrethanat e sherrit janë ende të paqarta por mësohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit.

Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar autorin 18-vjeçar Aranit Alushi, ndërkohë që i riu është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë zbardhjen e plotë të sherrit.