Një 45-vjeçar është dërguar pa shenja jete këtë të dielë në spitalin e Bulqizës. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë ataku kardiak.
Por mbetet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar në spital nga familjarët, pa shenja jete shtetasi 45 vjeç, banues në Ostren.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e atakut kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.