Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin të Lezhës, mbrëmjen e djeshme, teksa të plagosur kanë mbetur 28-vjeçari Alebert Gjinaj dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç.
Fillimisht ka patur një sherr banal më herët mes personave të përfshirë në këtë përleshje të armatosur, ndërsa saktësuan se ata kanë qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe në zonë janë dëgjuar fillimisht zhurma të thyrjeve të gotave dhe shisheve brenda lokalit ku po qëndronin. Janë dëgjuar dhe të qara dhe klithma njerëzish.
Ndërkaq policia ka rrethuar zonën dhe në njoftimin e saj bën me dije se ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut përjetën, ka identifikuar dhe autorët.