Mediat italiane kanë publikuar foto të 2 turistëve që humbën jetën. Bëhet fjalë për dy turistët Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli.
“Rreth orës 3 të mëngjesit, dy italianët po ktheheshin në Sarandë, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, i drejtuar nga një adoleshent u preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në makinë me të përfunduan në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë po ndjek me vëmendjen maksimale rastin”, shkuajnë mediat italiane.
Ndërkohë, 17-vjeçari Elio Rr që përplasi për vdekje 2 turistët italianë ka rënë në prangat e Policisë.
Adoleshenti akuzohet për dy vepra penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.