Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dolën sot në një konferencë për mediat, ku kanë folur për punimet e SHELL në Shpirag.
Rama tha se në 6002 metra në thellësi të tokës është prekur rezerva e naftës.
Sipas Ramës, kjo pasuri nëntokësore mund të ketë një impakt historik në zhvillimin social, por edhe në pozicionim gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.
Sipas tij, shqiptarët kanë tashmë nën këmbët e tyre Arabinë Saudite.
Po çfarë fitojnë shqiptarët nga nafta në Shpurag, kur operacioni po kryhet nga një kompani private?
“Rezultati mund të dalë në varësi të rrjedhës së produktit. Renta minerari mbi produktin do të jetë 10 për qind, ndërsa mbi tatim fitimin 50 për qind“, tha Belinda Balluku.
Me fjalë të tjera, shqiptarët do fitojnë Noc Rrokun.
Kompania do derdhë para në buxhetin e shtetit, aq sa ka kontribuar mafia Bankers.
Edhe kinezët e Bankers duhet të japin 50 % të fitimit, por çdo vit manipulojnë bilancet, duke vjedhura pasurinë nëntokësore të shqiptarëve.
Që nga viti 2004 deri në fund të vitit 2021, kompania Bankers ka hapur rreth 800 puse të rinj nafte në zonën e Patoz-Marinëz. Për 19 vite, Bankes ka prodhuar mbi 10 milionë ton naftë.
Të ardhurat e kompanisë nga prodhini i naftës janë rreth 4 miliardë USD, gati sa buxheti vjetor i Shqipërisë.
Gjatë 19 viteve, kompania Bankers Petroleum Albania ka paguar zero tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.
Marrëveshja parashikon që Bankers Petroleum Albania është e detyruar që të paguajë çdo vit tatim mbi fitimin, në masën 50 % të fitimit.
Po çfarë ka ndodhur? Bankers Petroleum ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet. Pas 19 vitesh shpenzimet janë mbi fitimet, pra gjoja del me humbje.
Duke rritur fiktivisht shpenzimet, kompania ka shmangur derdhjen në buxhetin e shtetit të tatimit mbi fitimin.
Tek shpenzimet futen rrogat marramendëse të kupolës së kompanisë grabiqare, korruptimi i Albpetrol, i AKBN-së, i qeveritarëve, i deputetëve, i gjyqtarëve, prokurorëve etj.
Fakti më i rëndë është se asnjë politikan as nga opozita nuk flet për vjedhjen e pasurisë nëntokësore shqiptare. Të gjithë heshtin. Kur PS-ja ishte në opozitë, për 8 vite me radhë fliste për grabitjen nga Bankers deputeti Erion Braçe.
Sapo PS-ja erdhi në pushtet, edhe Braçe nuk flet më. Prokuroria dhe SPAK gjithashtu heshtin. Qeveria nuk pipëtin.
Në 2014, Edi Rama tha se akush nuk do të luajë me pasurinë e shqiptarëve, duke iu referuar Bankers.
Bankers vijoi avazin. Paralajmërimi i Ranës rezuloi se ishte vetëm një presion për të rritur pazarin.
Kur të gjitha qeveritë lejuan Bankersin të vjedhë prej 19 vitesh, kush e beson se do të sillen ndryshe me Shpiragun.