Avokati Ilir Metës, Genci Gjokutaj, u shfaq sot duke folur për dosjet e SPAK-ut në një konferencë për sigurinë që kishte organizuar Sali Berisha, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion.
I arrestuar në vitin 2016 në gjendje të dehur në timon dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë, Genci Gjokutaj foli për lidhjet e krimit me pushtetarët, por edhe për cilësinë e padive në SPAK.
Meqenëse foli me kompetencë për krimin, po i drejtojmë disa pyetje avokatit Gjokutaj:
Çfarë lidhjesh ke pasur me Endrit Doklen, ish numrin dy të ish Bandës së Durrësit dhe a i ke marrë ndonjë punë përsipër?
A je kërcënuar për pazare të prishura nga krimi dhe a ke bërë denoncim?
Si i ke raportet me bixhozin?
A e ke lënë një shtëpi në bixhoz dhe çfarë historie fshihet pas?
Kujtojmë që Gjokutaj ka qenë avokat i Ylli Pangos për çështjen e ‘mbërtheckave’, avokat i shokut të Shkëlzenit, Rrahaman Selmanllari, avokat i Damir Fazlliçit dhe së fundmi avokat i Ilir Metës.
Mbetet për t’u parë nëse edhe Shkëlzeni dhe Jamarbri do ta kontraktojnë si avokat nga shtatori.