Plagoset minatori në Bulqizë, e braktisin para spitalit dhe tentojnë të fshehin ngjarjen

Aktualitet

Publikuar: 22/08/2023

Plagoset minatori në Bulqizë, e braktisin para spitalit dhe tentojnë të fshehin ngjarjen

Një minator është plagosur gjatë punës në një minierë në Bulqizë, ndërsa ngjarja dyshohet se është tentuar të fshihet.

Minatori me inicialet Sh.Ç, 60-vjeç, pasi është plagosur në galeri, është transportuar nga një person i cili e ka lënë në hyrje të spitalit të Dibrës. Pas konstatimit të plagëve të shumta, ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku mësohet se është në gjendje kome.

Sakaq, policia ka arritur të identifikojë dhe ka shoqëruar personin që e ka transportuar minatorin.

Kanë qenë familjarët e minatorit që kanë denoncuar rastin.