Shpëton koka Ilir Beqaj, SPAK arreston ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe ‘duhanxhiun’ Ilir Rrapaj për koncensionin 100 milionë euro të sterilizimit, lëshohen 8 urdhër-arreste

Kryesore

Publikuar: 17/08/2023

Shpëton koka Ilir Beqaj, SPAK arreston ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe ‘duhanxhiun’ Ilir Rrapaj për koncensionin 100 milionë euro të sterilizimit, lëshohen 8 urdhër-arreste

Ish zëvendës ministri i i Shëndetësisë Klodian Rjepaj është arrestuar me urdhër të SPAK pas dyshohet si i përfshirë në aferën për koncesionin sterilizimit.

Burimr bëjnë me dije se janë se me vendim gjykate janë dhënë 8 urdhër-arreste edhe për zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë. Konkretisht ‘arrest me burg’, për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, për akuzën e mashtrimit.

Në masën ‘Arrest shtëpie’ është lënë Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike.

Detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim dhe shpërdorim detyre’.

Pronari i komanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40% të aksioneve fituan koncesionin me vlerë 100 milionë euro.

Rrapaj kishte një kompani duhani dhe ndërtimi në Itali me 3 punëtorë. Rrapaj ishte njohje e vjetër e Ilir Beqajt.

Nuk ka dyshim se Beqaj është koka e kësaj afere. Arrestimet e sotme ngrenë dyshime të forta për një pazar për të shpëtuar Beqajn, duke bërë kurban ushtarët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte, për këtë arsye është bërë ndalimi i tij nga polica dhe pritet të sillet në SPAK ku do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje.