“Ju burgosi Shqipëria”, qytetarët në protestë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së

Aktualitet

Publikuar: 17/08/2023

“Ju burgosi Shqipëria”, qytetarët në protestë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së

Një grup qytetarësh kanë mbajtur ditën e sotme një tjetër protesë para Drejtësisë së Drejtësisë në Tiranë, për të përkrahur ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Sipas protestuesve Goxhaj është i pafajshëm dhe akuzat janë ta pabaza, prandaj kërkojnë mosekstradmin e tij.

Shoqëruar me sloganin: “Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, qytetarët e pranishëm kanë kritikuar tërthorazi vendimin e marrë nga autoritetet shqiptare.

Kujtojmë pak orë më parë ish-anëtari i UÇK-së, Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë, arrest me burg për Dritan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i cili u arrestua pak ditë më parë, urdhër të Gjykatës Speciale.