Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të shënuar sot në plazhin e Llamanit, ku mbeti i plagosur një djalë i ri.
Voxnews.al raportoi pak çaste më parë se i riu kishte dalë në në det me “Jet-ski” së bashku me shokun e tij dhe u kthye pa ndjenja dhe i plagosur.
Ndërsa policia thotë se dy adoleshentët nga Tirana kishin ndaluar motorin e detit pranë një shkëmbi nga ku ishin hedhur. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe fytyrë pasi është hedhur nga shkëmbinjtë.
I dëmtuar më lehtë ka mbetur edhe shoku i tij që është hedhur për ta ndihmuar.
“Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar”, bën me dije policia.