‘Zbulohet’ ligji i Gjergj Lucës për mediat, gazetarët kritikë do marinohen si karkaleca, mori para nga fondet e bujqësisë përveç pronave të ushtrisë, Liqenit të Butrintit e 14 km2 det në Jon, kontrata abuzive qiraje

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/08/2023

‘Zbulohet’ ligji i Gjergj Lucës për mediat, gazetarët kritikë do marinohen si karkaleca, mori para nga fondet e bujqësisë përveç pronave të ushtrisë, Liqenit të Butrintit e 14 km2 det në Jon, kontrata abuzive qiraje

Biznesmeni Gjergj Luca është përfitues i qindra mijërave m2 prona publike, sipërfaqe detare, Liqenit të Butrinit, reparteve ushtarake, qindra mijëra euro nga fondet e bujqësisë, parave për gjurmim peshku, kontratave abuzive qiraje me shtetin etj.

Gjergj Luca, në bashkëpunim me ‘karkalecin e tij mediatik’ Vesho mallistin, kërkon miratimin e një ligji për mediat, për të disiplinuar gazetarët që nuk hanë supë peshku dhe që denoncojnë zhvatjen e pronave dhe parave publike me fakte.

Këta gazetarë Luca i quan llum dhe gjobëvënës, ndërsa ata që i paguan, që hanë peshkun shtizë dhe që bëjnë lajm edhe kur Luca ha groshë, i quan të ndershëm.

Nisma ligjore pritet të parashikojë marinimin e gazetarëve kritikë si karkaleca.

Në një audio me përmbajtje skandaloze, e cila do të publikohet në vijim dhe do t’u dërgohet ambasadave në Tiranë, Luca shpreh dëshirën për të marinuar me kripë gazetarët që shkruajnë kundra tij.

Në audio shfaqet Luca i vërtetë, me një gjuhë të denjë për trafikantë droge dhe hajdutë të pudrosur.

Nga ana tjetër, Sanço Panço i Lucës, Vesho mallisti, është një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, sekser i Ridvan Bodes kur ishte ministër, ish anëtar bordesh, ish zëvëndëspresident i klubit të Futbollit Skënderbeu, sot zëdhënës i Arben Ahmetajt në arrati, që pastron para, ka marrë edhe një licence per televizion, me vilë të fshehur në Palasë etj.

Pra, dy personazhe që nuk kanë lidhje me mediat, por që i përdorin mediat për të mbuluar pisllëqet e tyre, pretendojnë se do të reformojnë mediat.

Kujtojmë që Gjergj Luca, me anë të kompanisë Rozafa shpk, ka marrë me qindra mijëra m2 prona publike, pa garë, nga Edi Rama, përmes gjashtë vendimeve qeverie.

52 mijë m2 prona dhe objekte në Labinot të Elbasanit me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015.


52 mijë m2 prona dhe objekte të tjera në Labinot të Elbasanit me VKM nr. 266, datë 29.03.2017.

Ish repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit dhe 28 mijë m2 prona të ushtrisë me vkm nr. 526, datë 25.07.2019.

Ish-Parkun e Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas me sipërfaqe 10 mijë m2, me vkm 701, datë 30.10.2019.

Kombinatin e Sheqerit në Maliq, me VKM nr.394, datë 09.06.2022.

Ish repartin tjetër ushtarak të Gramshit me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023″.

GjergjLuca ka marrë për biznes me 1 euro, edhe Liqenin e Butrintit.

Gjergj Luca ka marrë për shfrytëzim edhe 14 km 2 në detin Jon.

Përpos pronave publike, liqenit dhe detit, Luca ka marrë qindra mijëra euro nga Frida Krifca nga fondet për bujqësinë, histori për të cilën do të flasim në vijim.

Kujtojmë që Brukseli i ka bllokuar fondet për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Gjergj Luca merr para publike edhe me disa kontrata abuzive në formë koncesioni.

Faktet e vjzatojnë Gjergj Lucën një zhvatës epik të parave dhe pasurive publike.

Përveçse të vjedh me vendime qeverie, thotë ‘mos fol’. Pra, Luca të marrë fonde dhe prona publike, ndërsa media sipas tij duhet të heshtë, madje të thotë çdo ditë sa i mirë është Luca, siç bën Vesho mallisti, të cilin e paguan 2.4 mijë euro çdo muaj.

Sipas tij, gazetarët që denoncojnë zhvatjet janë llum, ata që i mbulojnë dhe paguhen nga zhvatësit, janë të ndershëm.

Ndaj duhet të bëhet një ligj që t’u mbyllet goja dhe të dënohen.

Del dhe bën show para SPAK me shpresën se mund të trembë disa gazetarë që kanë dhënë prova që nuk përkulen para asnjë shantazhi, krimi dhe korrupsioni.

Në fund të fundit nuk jemi as prokurori dhe as gjykatë, por po ekspozojmë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se si vidhen paratë dhe pasuritë publike, me evidenca konkrete, si reagojnë zhvatësit kur ekpozohen dhe u demaskohet propoganda.