Tre minatorë janë aksidentuar rëndë këtë të hënë në minierën e Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, plagë të rënda kanë marrë minatorët Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla. Minatorët e tjerë janë evakuuar me shpejtësi jashtë minierës.
Dyshohet se pasojë e incidentit ka qenë një një shpërthim gazi brenda në ambientet e minierës. Si pasojë, tre punëtorët kanë marrë djegie në trupin e tyre dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës ku kanë marrë trajtim nga mjekët. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia apo eporët e kompanisë që operon në minierë, por detaje tjera pritet të dalin në orët në vijim.