Bledar Starova do të jetë mbulesa e re e punëve të pista të Pëllumb Salillarit, i cili vetëm gjatë viteve të fundit ka marrë 180 milionë euro para publike me tendera klientelistë.

Për vite me radhë, Salillari ka mbajtur si administrator kushëririn e tij Lulzim Salillari, në emët të të cilit ka bërë një mal me krime: si krime mjedisore, shkatërrim zonash të mbrojtura, ndërtime pa leje, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe korrupsion.

Lulzimi duhet të ishte arrestuar për mijëra metra katrorë ndërtime pa leje në Tiranë. Nëse dosjen do ta kishte SPAK, do ishte arrestuar Pëllumbi, Lulzimi, teknikët e tyre dhe bashkë me zyrtarët publikë që kanë lejuar ndërtimet pa leje.
Por, dosjen e ka Prokuroria e Tiranës, në të cilën oligarku ka shumë njohje dhe mundësi për ndërhyrje të paligjshme, duke ofruar para cash dhe apartamente.
Prapaskena do të japë detaje në vijim se si Sallillari po tenton të korruptojë prokurorët e çështjes, çfarë u ka ofruar për të zvarritur hetimet dhe shmangur arrestimet, kush janë sekserët etj.
Edi Rama i sekuestroi ndërtimet pa leje, por vendimi nuk mund të zbatohet, pasi Salillari i kishte shitur hyrjet ende pa nisur pallatet pa leje.
Salillari është angazhuar për të shpëtuar Lulzimin nga arrestimi. Në fakt Lulzim Salillari nuk ka asnjë lidhje faktike me ndërtimet pa lejë në Tiranë të denoncuata nga Rama, Balluku dhe Çuçi publikisht.

Lulzimi vetëm ka pasur emrin në letra si administrator, ka firmosur çfarë i ka dhënë para Pëllumbi, në këmbim të parave.
Por, Lulzimi mund të mos e përballojë burgun dhe mund të fliste, duke fundosur Pëllumbin. Kjo është edhe arsyeja se pse Pëllumbi po e mbron Lulzimin nga arrestimi, duke hedhur qindra mijëra euro.
Në 10 maj 2023, Lulzim Salillari ikën si administrator i kompanisë Salillari. Njē burim tha se Lulzimi ishte habitur kur qeveria kishte sekustruar pallatet pa leje, pasi nuk dinte asgjë për to.
Pavarësisht parave që i ofronte Pëllumbi, Lulzimi ikën si administrator me derën e burgut hapur.
Për të zëvëndësuar Lulzimin, Salillari gjeti Bledar Starovën, i cili firmos çdo letër që i vendos para Pëllumb Salillari.
Starova praktikisht është një kandidat për burg, pasi Salillari, duke përdorur Starovën si çadër, vijon aferat korruptive me disa kryetar bashkisë dhe sidomos kreun e FSHZH-së.
Dhe kur Starova të futet në duart e SPAK, jo vetëm që nuk mund ta shpëtojë Salillari me para, por do marrë me vete edhe vetë Salillarin.