A qëndron mashtruesi italian Daniele Volpe pas disa celulave call centra nga Fieri në Tiranë?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 12/08/2023

A qëndron mashtruesi italian Daniele Volpe pas disa celulave call centra nga Fieri në Tiranë?

Pavarësisht goditjes nga skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet spanjolle, gjermane dhe italiane, në Tiranë dhe disa qendra të mëdha urbane, vijojnë të veprojnë celulat call centera, duke zhvatur shtetas të huaj, përmes skemave mashtruese, kryesisht investimit të rremë në bursa.

Plarformat e mashtrimit, ndarë në grupe të vogla nëpër skuta pallatesh, veprojnë kryesisht nën mbrotje të policit të zonës dhe shefit të komisariatit ku i përket zona.

Por kur rrjetet e mashtrimit gjurmohen nga autoritetet e huaja dhe në lojë futet prokuroria, disa grupe dytësore goditen sa për t’u justifikuar para të huajve.

Prapaskana mëson se është monitoruar një rrjet call centerash që shtrihet nga Fieri deri në Tiranë, rrjet i cili dyshohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi dhe transaksione të dyshimta.

Ky rrjet call centerash menaxhohet nga mashtruesi italian Daniele Volpe, një personazh që ushtron prej 8 vitesh aktivitet të dyshimtë në Shqipëri.

Volpe është skeduar për mashtrim me pagat dhe taksat, jetë luksi dhe transaksione të dyshimta, ndërsa ka arritur t’i shpëtojë gjithnjë veprimit të ligjit.

Si mbulesë për celulat call centër Daniele Volpe përdor disa kompani, mes të cilave Fiber Group dhe We Are Fiber.

Krahas vendeve të deklaraura, Volpe dyshohet se kontrollon një rrjet call centrash që veprojnë tek Zogu i Zi, pranë SPAK-ut, tek Air Albania, në Don Bosko, Green City, Kombinat, Komuna e Parisit etj.