Skandal / Ministria i bllokoi lejen, Avni Byberi rifillon punën në guroren e Fierzës, tymi dhe zifti shkatërron turizmin në Luginën e Fierzës. Kumbaro leje edhe për agroturizëm edhe për fabrikë asfalti në të njëjtin vend. A e ka parë Rama krimin mjedisor?

Investigim

Publikuar: 08/08/2023

Skandal / Ministria i bllokoi lejen, Avni Byberi rifillon punën në guroren e Fierzës, tymi dhe zifti shkatërron turizmin në Luginën e Fierzës. Kumbaro leje edhe për agroturizëm edhe për fabrikë asfalti në të njëjtin vend. A e ka parë Rama krimin mjedisor?

Pas protesatave dhe reagimeve të shumta, në 12 korrik të vitit të kaluar, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me firmë të ministres Mirela Kumbaro, i pezulloi përkohësisht lejen kompanisë Byberi shpk, për shfrytëzimin e një guroreje në Tropojë, zona e Fierzës, pasi kompania po ushtronte aktivitetin pa e hequr zonën e shfrytëzimit nga fondi pyjor. Pra, po ushtronte aktivitet në mënyrë të paligjshme.

 

Arsyeja se pse kryepleqtë e fshatrave Dushaj, Raje, Geghynen dhe T’pla, banorë, shoqata për mbrojtjen e mjedisit dhe turizmit, kundërshtonin guroren dhe fabrikën që do prodhojë 400 ton beton dhe asfalt në ditë, nuk ka lidhje me procedurat, por me ndotjen dhe largimin e turistëve. Lugina e Fierzëz një nga atraksionet turistike, po mbushej nga pluhuri, tymi dhe zifti i asfaltit.

Ditët e fundit, kompania Byberi, me pronar Avni Byberin, kushëri i kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi, ka rinisur punën në guroren në luginën e Fierzës, për instalimin e pajisjeve që do të grinë malin, duke e kthyer në beton dhe asfalt.

Siç duket nga këto pamje, në kulmin e sezonit turistik, në guroren e hapur në mënyrë të paligjshme, ka nisur puna.

Nuk dihet nëse kompania e ka plotësuar kushtin formal të heqjes së 0.47 ha nga fondi pyjor dhe nëse Mirela Kumbaro ka riaktivizuar lejen mjedisore.

Skandali qëndron në faktin se në të njëjtën zonë, degët e qeverisjes kanë mbështetur agroturizmin, financimin e bujtinave etj., dhe pranë tyre kanë dhënë më pas leje për fabrikë asflalti dhe gurore.

Pranë gurores ka disa bujtina të mbështetura nga ministritë e Turizmit dhe Bujqësisë, ndërkohë që ministria e Turizmit dhe Mjedisit jep më pas leje mjedisore për gurore. Një sabotim kriminal i turizmit dhe biznesit, por më e rëndë është ndotja dhe pasojat në shëndetin e banorëve.

Pronari i kompanisë Byberi, themeluar në maj 2013, është Avni Dyberi, kushëri i kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh Dyberi.

 

Në 28 janar 2022, Rexh Byberi si kryetar bashkie, në dukje në klonflikt interesi, ka lidhur një kontratë me kushëririn e tij, Ani Dyberi, për shfrytëzimin e fondit pyjor për gurore, në Luginën e Fierzës.

Për biznesin me pasoja të kushëririt të kryebashkiakut të Tropojës është vënë rresht edhe këshilli bashkiak.

Rexh Byberi, i cili është hetuar nga SPAK si i dyshuar për disa afera, i ka dhënë disa milionë euro tendera edhe djalit të xhaxhait të tij, Bashkim Byberi i cili  është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Vllaznimishpk.

Këto evidenca tregojnë për përdorim të pushtetit nga kryebashkiakut, duke pasuruar të afërmit e tij me para dhe prona pubike.

Por, nëse kanalizimi i mbi 4 milionë euro tendera për kushëririn Bashkim Dyberi mund të jetë një abuzim me fondet publike, krijimi i kushteve për gurore, për kushërin tjetër, Avni Dyberi, ka pasoja shkatërrimtare për mjedisin, agroturizmin, turizmin dhe banorët në Luginën e Fierzës.

Si mos të mjaftonte babëzia e Sali Berishës dhe Bashkim Ulajt, mbulesës së binzeseve të djalit të tij Zenit, duke shkatërruar Valbonën me hidrocentrale të paligjshme, korruptive dhe me letra false, përfaqësuesit e Rilindjes në pushtet vijojnë avazin e shkatërrimit të turizimit dhe natyrës në Tropojë, me fabrika asfalti.