Një aksident tragjik në Kroaci i ka marrë jetën nënë e bijë me shtetësi kosovare, ndërkohë babai dhe i biri ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë, orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1. Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc.
Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë tip BM, e cila nga përplasja e fortë është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhë për të nxjerrë jashtë personat e bllokuar.
Nuk mbetet e paqartë se si ka ndodhur aksidenti që rezultoi fatal për tre persona. Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit tragjik.