Plagoset me thikë turisti kosovar në Shëngjin, ndodhet në gjendje të rëndë

Aktualitet

Publikuar: 03/08/2023

Plagoset me thikë turisti kosovar në Shëngjin, ndodhet në gjendje të rëndë

Një shtetas kosovar është plagosur me thikë në Kune të Lezhës mbrëmjen e kësaj të enjte.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në Shëngjin, ku një pushues nga Kosova është plagosur me thikë nga një person i paidentifikuar. Mësohet se i plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit si dhe vënien në pranga të autorit.