Ende pa nisur ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktash, tifozët e kësaj të fundit hodhën flakadanë në drejtim të atyre të Tiranës gjë që u shoqërua me tensione të shumta. Forca të shumta policore ndërhynë dhe shtuan sigurinë në fushë ndërsa arbitërit u detyruan të tërheqin për 14 minuta lojtarët.
Pas këtyre momenteve ku po punohej për t’u qetësuar situata, ndeshja nisi.
Dueli mes Tiranës e Besiktasit vlen për ndeshjen e kthimit në turin e dytë kualifikues të Conference League, teksa përballja e një jave më parë në Turqi foli për vendasit 3-1.