Aksident i shumëfishtë në Thumanë, 6 mjete përplasen me njëra-tjetrën

Aktualitet

Publikuar: 02/08/2023

Aksident i shumëfishtë në Thumanë, 6 mjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Thumanë. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.