Emri i saj doli në pah gjatë mbrojtjes së interesave mafioze të oligarkut Bashkim Ulaj për pallatet tek diga e Liqenit Artificial dhe shkatërrimin e Valbonës me HEC-et e bllokuara nga Gjykata e Lartë si të paligjshme.

Para se të rekrutohej nga Bashkim Ulaj si avokate, Mine Progonati ka qenë gjyqtare ku përdori çekiçin e drejtësisë për të zhvatur prona dhe pastruar para, ndërsa më pas u katapultua inspektore e ish KLD-së së famshme, e konsideruar si mburojë e gjyatarëve të korruptuar.
Gkatë inspektimit të shkeljeve të pretenduara të gjyqtarëve, Minia besohet se krijoi lidhje me gjyqtarë të niveleve të ndryshme, lidhje të cilat mund t’i ketë përdorur më vonë si avokate.
Gjatë betejës epike për mbrojtjen e
Parkun Kombëtar të Valbonës nga hodrocentralet e Bashkim Ulajt me leje klienteliste të Sali Berishës, Mine Progonati habiti kur tha se Europa ku duhet të bëhemi pjesë dhe ne, ka nevojë për më shumë energji, prandaj duhet të ndërtohen hidrocentrale, madje dhe në Parqet Kombëtare, ku është e ndaluar me ligj.
Bashkim Ulaj është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, pasurive publike, guroreve, lejeve, koncensioneve etj., falë lidhjeve korruptive me Familjen Berisha dhe prej 10 vitesh ndarjen e interesave korruptive me grupin e Bablokut.
Këtë veprimtari sa të ligjshme aq edhe të paligjshme, Bashkim Ulaj nuk do t’a mundësonte dot pa korruptuar drejtësinë, duke rekrutuar gjyqtarë dhe prokurorë, mes të cilëve edhe Sami Ujkashin, i shkarkuar disa ditë më parë si i korruptuar.
Mine Progonati është një nga fijet lidhëse të oligarkut Bashkim Ulaj me sistemin e drejtësisë, në fuknsion të interesave dhe veprimtarisë grabiqare.
Prapaskena ka të dhëna se Mine Progonati është përfshirë në përvetësim pronash duke përdorur funksionin publik, në pastrim parash, korrupsion, ndikim të paligjshëm dhe falsifikime flagrante kontratash. Vijon…