SPAK kap Ilir dhe Safet Bajrin, hodhën armët kur policia i shkoi për kontroll

Kryesore

Publikuar: 27/07/2023

SPAK kap Ilir dhe Safet Bajrin, hodhën armët kur policia i shkoi për kontroll

Nga Elton Qyno

Mësohet se mes personave të arrestuar është dhe Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër.

Arrestimi i tyre është kryer pasi gjatë kontrolleve në banesa, policia i ka gjetur armë pa lejë, të cilat i hodhën në tokë sapo panë policët.
Në policinë e Shkodrës aktualisht shoqëruar dhe Erogen Vaso alias Brajovië.

Safet Bajri, disa muaj më parë u lirua nga burgu i Kosovës në Lushnjë pas përfudimit të një dënimi me 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.

Fillimisht Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”. Por akuzat për vrasje për të u rrëzuan duke u dënuar vetëm për akuzën e “Organizimit të lojrave të fatit”.

Por ai që do e mbante disa vite në burg, Safet Bajrin ishte pikërisht një vendim dënimi për shfrytëzim prostitucioni të dhënë nga Drejtësia Belge.

Gjatë operacionit “Oaz” është arrestuar në 2018 dhe Ilir Bajri, i cili më pas u dënua për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Organizim i lojrave të fatit”.(Ora news)