Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, si në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. Mes të arrestuarve është edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave.
Në pranga janë vendosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Operacionales, Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi.