SPAK ka finalizuar sot goditjen grupit kriminal më të fuqishëm në veri të vendit, siç janë Bajrat e Shkodrës. Sipas raportimeve mediatike, Bajrat kishin rekrutuar prokurorë, drejtues policie dhe madje edhe Ervis Martinajn, ish bosin e bixhozit, një figurë e famshme e krimit.
Disa portale raportuan paraditen e sotme se pjesë e dosjes së SPAK-ut janë edhe disa gazetarë të njohur.
Prapaskena nuk e ka lexuar dosjen e SPAK-ut, por nga burime serioze mësohet se sarajet e Bajrave janë frekuentuar nga disa gazetarë të njohur për vite me radhë.
Bajrat kanë shumë pasione dhe organizojnë aktivitete argëtuese që nga garat me kuaj, ndeshje gjelash, baste të ndryshme etj.
Gjela të stërvitur futeshin në një kafaz për t’u ndeshur ose liheshin në një shesh, rrethuar me spektatorë kureshtarë.
Një gazetar i njohur ka ndjekur shumë ndeshje gjelash të organizuar nga Bajrat. Madje, gazetari shfaqej edhe me një bllok në dorë duke shënuar pikët e rivalëve.
Në këto ndeshje viheshin edhe baste në shuma të mëdha.
Ndërkaq, një kolegu i tij është dehur disa herë në tavolina të shtruar nga një grup kriminal në Laç.
Pasi i dilte pija, vinte në Tiranë dhe dilte duke dhënë opinione dhe folur për luftën kundër krimit nëpër studio televizive.