Grupi që u shpartallua nga SPAK, prokurori Xhevahir Lita, Asmer Bilali i Bajrave, mafia e pronave Pëllumb Gjoka, kryepolici Olti Bistri dhe Hasanbega

Kryesore

Publikuar: 27/07/2023

Grupi që u shpartallua nga SPAK, prokurori Xhevahir Lita, Asmer Bilali i Bajrave, mafia e pronave Pëllumb Gjoka, kryepolici Olti Bistri dhe Hasanbega

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK ka zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit.

Nga megaopracioni i shtrirë në disa qytete nga Policia e Shtetit dhe SPAK është arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, i njohur si lidhje e fortë e Tom Doshit. Gjoka është pjesë e një dosje për grabitjen e pronave në Velipojë.

Pëllumbu Gjoka është akuzuar shpesh nga opozita për vepra të paligjshme, si falsifikim dokumentesh dhe përvetësim pronash. Pëllumb Gjoka ështē shpallur nga qeveria edhe si investitor strategjik në Velipojë.

Është arrestuar gjithashtu ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri. Ky i fundit, në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë.

Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita, i lakuar për mbyllje dosjesh dhe dallavere.

Në pranga ka rënë dhe Edmond Preka, si dhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022

Në kërkim janë shpallur Asmer Bilali pjesë e bandës së Bajrave si dhe Behar Bajri. Në kërkim janë shpallur edhe Bajrat.

Nga megaoperacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale në interes të hetimit si 3 automatik, 6 pistoleta, një arsenal armësh, paruke dhe maska.

Policia nuk ka ende një reagim zyrtar dhe ende nuk dihen rrethanat dhe akuzat ndaj tyre.

Aktualisht ka 6 arrestime dhe janë lëshuar 15 urdhërarreste.